E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më shumë se 230 ekspertë morën pjesë në anketë, e kryer nga Instituti Kërkimor i Kolegjit Siena në Nju Jork. Pjesëmarrësit u pyetën të kategorizojnë të 43 presidentët amerikanë në një numër fushash, përfshirë arritjet e tyre, inteligjencën, rolin udhëheqës, integritetin, dhe gadishmërinë për të bërë kompromis.
Franklin Ruzvelti, presidenti mė i mirė i SHBA-sė












Për të pestën herë në 5 anketa opinioni, studjues dhe historianë presidencialë e cilësojnë Franklin Roosevelt si presidentin më të mirë të Shteteve të Bashkuara.

Më shumë se 230 ekspertë morën pjesë në anketë, e kryer nga Instituti Kërkimor i Kolegjit Siena në Nju Jork. Pjesëmarrësit u pyetën të kategorizojnë të 43 presidentët amerikanë në një numër fushash, përfshirë arritjet e tyre, inteligjencën, rolin udhëheqës, integritetin, dhe gadishmërinë për të bërë kompromis.

Kolegji Siena ka kryer 5 anketa opinioni që prej vitit 1982. Franklin Roosevelt ka qënë gjithnjë në krye të listës. Kushëriri i tij i largët, Theodore Roosevelt, është në vend të dytë në anketën më të fundit, i pasuar nga Abraham Lincolni, George Washingtoni dhe Thomas Jeffersoni.

Drejtori i anketës, Douglas Lonnstrom, tha se këta 5 presidentë kanë mbajtur 5 vendet e para në çdo anketë opinioni.
Franklin Ruzvelti, presidenti më i mirë i SHBA-së

Megjithëse ka qënë në detyrë vetëm një vit e gjysëm, Presidenti Barak Obama u rendit në vendin e 15 sipas anketës më të fundit, ndërsa paraardhësi i tij, George W. Bush, është në vend të 39-të nga 43 presidentë gjithsejt.

I jati i tij, George H.W. Bush, u rendit shumë më lartë se i biri, në vend të 22-të. Vendin më të lartë mes presidentëve që ende jetojnë, e zuri Bill Clinton, në vend të 13-të. Ronald Reagan është në vend të 18-të, dhe Jimmy Carter në vend të 32-të.

Sipas anketës së Kolegjit Siena, në vend të fundit është Andrew Johnson, i cili erdhi në detyrë pas Abraham Lincoln i vili u vra me atentat në vitin 1865. (voa)

Publikuar: 03.07.2010 | 15:09
Lexuar: 647 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
natasha karafili (24/10/2010 21:51:03) vleresoj shume presidentin bill Klinton

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime