E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bogovina ka rreth shtatë mijë banorë është ndër vendbanimet e rralla të Fushës së Pollogut që deri tash, edhe gjatë muajve të verës nuk ka pasur probleme me sigurimin e ujit të pijshëm.
Bogovinë: Debate të nxehta për ujin









Banorët e Fshatit Bogovinë kanë protestuar sot para Komunës së këtij vendbanimi duke kërkuar që ujësjellësi të menaxhohet nga banorët e jo të t’i kalojë Komunës. Atmosfera në disa momente ishte tepër e nxehtë – thotë kolegia Xhumadije Ibraimi.

Ujësjellësi është ndërtuar me vetëkontributin e fshatarëve të Bogovinës në vitin 1986. Aktualisht ai menaxhohet nga një shoqatë vendore. Anëtarët e komisionit të saj, ndërkohë kanë dhënë dorëheqje, ka kërkesa për nggritjen e një komisioni të ri kurse tash, koform ligjit kërkohet që ujësjellësi t’i kalojë komunës. Qëndrimet janë të kundërta.

Rrjedhimisht, në ingerancat e komunës së Bogovinës kanë kaluar gjashtë ujësjellësa të fshatrave përrreth. Bogovina ka rreth shtatë mijë banorë është ndër vendbanimet e rralla të Fushës së Pollogut që deri tash, edhe gjatë muajve të verës nuk ka pasur probleme me sigurimin e ujit të pijshëm./Xh. I./

Publikuar: 04.01.2016 | 18:09
Lexuar: 864 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime