E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kështu, lexuesit vazhdojnë të debatojnë nëse “familjet e lumtura janë të gjitha njëlloj”, siç mendon Leo Tostoi në “Ana Karenina”.
Fuqia e fjalisë së parë
Fjalia e parë shpesh ka fuqinë të vendosë për të gjithë librin.

Fjalia e parë mund të tregojë diçka për historinë e librit, shpesh ka një fuqi magnetike që të mbërthen, ose ndonjëherë është kaq klishe sa mund të të krijojë edhe përshtypjen e gabuar e tekstin në vijim.

Për këtë arsye, fjalia e parë është gjithmonë e rëndësishme.

Kështu, lexuesit vazhdojnë të debatojnë nëse “familjet e lumtura janë të gjitha njëlloj”, siç mendon Leo Tostoi në “Ana Karenina”.

Më poshtë janë renditur disa nga fjalitë më të famshme hyrëse, që edhe vetëm kanë vendosur mbi suksesin e gjithë veprës.

1.“Familjet e lumtura janë të gjitha njëlloj; çdo familje e palumtur është e tillë në mënyrën e vet” – “Ana Karenina”, Leo Tolstoi. Është një fjali brilante, që pasi ke lexuar librin mund ta lexosh edhe në të kundërtën; “familjet e palumtura janë të gjitha njëlloj: çdo familje e lumtur është e tillë në mënyrën e vet”.

2.“Ata qëlluan të parën vajzën e bardhë” – “Parajsa”, Toni Morrison. Me një fjali jepet një imazh i qartë, i tmerrshëm, i drejtpërdrejtë. Një fjali që të shtyn të lexosh për të kuptuar: Çfarë po ndodh? Çfarë e shkaktoi këtë gjë të tmerrshme?

3.“Lolita, drita e jetës sime, zjarri i trupit tim” – “Lolita”, Vladimir Nabokov. Një shembull i anashkalimit të detajeve, duke u treguar lexuesve atë që është esencial në këtë libër: pasionin.

4.”Na ishte një herë një copë druri në dyqanin e një marangozi me emrin mjeshtër Antonio”- “Pinoku”, Carlo Collodi. Nuk mund të mungonte shprehja e famshme e nisjes së çdo përralle, ama vazhdimi është i drejtpërdrejtë. Me një fjali, lexuesi kupton se bëhet fjalë për një tregim magjepsës, imagjinar e në të njëjtën kohë prezantohet me personazhet e historisë.

5.”Kur mendoj për gruan time, mendoj gjithmonë për kokën e saj” – “Vajza e zhdukur”, Gillian Flynn. Një nga fjalitë më të çuditshme që kam lexuar ndonjëherë. Kur e hapa librin për herë të parë dhe lexova fjalinë e parë u hutova, ama m’u shtua kurioziteti për këtë grua dhe mbi të gjitha për burrin që tregonte.

6.“Është një e vërtetë universale që një burrë beqar dhe i pasur është në kërkim të një gruaje” – “Krenari dhe paragjykim”, Jane Austen. Mbase një nga fjalitë më të famshme të letërsisë botërore. Vetëm një fjali tregon shoqërinë maskiliste të kohës kur është shkruar romani. /botimeshqip/

Publikuar: 05.01.2016 | 13:56
Lexuar: 769 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime