E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri Jolevski theksoi se ARM është çdoherë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në momentet më të vështira.
Falënderim nga bashkësia lokale Shipkovicë për ARM-në










Përfaqësuesit e bashkësisë lokale Shipkovicë sot, ministrit të Mbrojtjes, Zoran Jolevski i ndanë fletë mirënjohjeje për ndihmën të cilën Armata e Republikës së Maqedonisë ia ofroi popullatës në Shipkovicë, gjatë vërshimeve në gusht të vitit të kaluar.

Ministri Jolevski theksoi se ARM është çdoherë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në momentet më të vështira.

Në fillim të gushtit të vitit 2015 pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në Shipkovicë, ndodhi katastrofë natyrore, pas së cilës Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ARM-ja, Komuna e Tetovës, Qendra për menaxhim me kriza dhe organizata të shumta joqeveritare dhe kompani private u kyçën në aksione intensive për ndihmë të popullatës së goditur tetovare.

Gjatë aksioneve, Armata çdo ditë ka punuar në terren, i ka pastruar digët nga gurët dhe balta, ka pastruar rrugët, ka ndërtuar disa ura, është kyçur në kërkim të disa personave të zhdukur dhe intensivisht u ka ndihmuar njerëzve të goditur në rajonin e Tetovës.

Publikuar: 05.01.2016 | 16:57
Lexuar: 706 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime