E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kusari-Lila tha se në rastin Limaj drejtësia duhet të bëjë punën e saj e papenguar nga politika. Njëkohësisht përsëriti se ministri Limaj është dashur të tërhiqet nga posti i tij.
Mimoza Kusari Lila: Limaj ėshtė dashur tė tėrhiqet nga posti i tij







Aleanca Kosova e Re vlerëson se drejtësia duhet të bëjë punën e vet, e papenguar nga politika dhe prokurorët të merren me përmbylljen e rasteve të filluara dhe jo me deklarata politike. Këtë qëndrim e paraqiti sot zëvendëskryetarja e kësaj partie, Mimoza Kusari Lila në një konferencë për media, ku përsëriti se pas fillimit të hetimeve në ministrinë e transportit, ministri Limaj është dashur të tërhiqej nga posti i tij.

Raporti i auditorit të përgjithshëm i prezantuar për ministrinë e transportit dhe postë-telekomunikacionit dëshmon për mungesë transparence, tha Mimoza Kusari Lila, zëvendëskryetare e Aleancës Kosova e re. Paraqitjen e djeshme të ministrit Limaj, ajo cilësoi jo të drejtë dhe të papërshtatshëm, për më tepër cinike lidhur me atë se çfarë ka prezantuar auditori.

“Nuk mund të paragjykoj mbi atë se a ka manipuluar dikush me raportin e auditorit. Por është një diskrepancë shumë e madhe mes sasisë së hetimeve në MTPT, deklaratave të prokurorëve të Euleksit për keqpërdorimet që janë bërë në këtë ministri...” , tha Kusari Lila.

Kusari-Lila tha se në rastin Limaj drejtësia duhet të bëjë punën e saj e papenguar nga politika. Njëkohësisht përsëriti se ministri Limaj është dashur të tërhiqet nga posti i tij.

Në konferencën për media, zëvendëskryetarja e AKR-së, tha se auditori i përgjithshëm ka nxjerrë në pah shumë procedura të parregullta dhe keqmenaxhim të financave edhe nëpër komunat e Kosovës. Karakteristikë e raporteve për shumicën e komunave është refuzimi i auditorit për të dhënë opinion, pasi shpeshherë auditori nuk ka pasur materiale të kualifikuara për të dhënë opinion të kualifikuar për pasqyrat financiare. Njëkohësisht është vërejtur mungesë e kapaciteteve të auditorit të brendshëm për të bërë auditime të rregullta si dhe shkelje të vazhdueshme të procedurave të prokurimit publik. (kp)

Publikuar: 03.07.2010 | 17:39
Lexuar: 611 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime