E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërmjetësuesja ishte aktorja meksikane, Kate Del Castillo. Sipas raporteve në shtypin e huaj, trafikanti më i madh i lëndëve narkotike në botë kërkonte xhirimin e një filmi mbi jetën e tij.
Intervista e rrallë dhe në fshehtësi e Sean Penn






Sean Penn ishte takuar në fshehtësi me “El Chapo”-n, përpara se bosi i narkotrafikut të binte në prangat e policisë.

Intervista, që aktori dhe regjisori i njohur hollivudian realizoi me baronin e drogës, u publikua në faqen online të revistës “Rolling Stone”. Tre muaj pas arratisjes spektakolare nga burgu, Joaquin Guzman pranoi takimin ballë për ballë me Sean Pennin, në një rajon malor të Meksikës të mbuluar nga bimësia.

Ndërmjetësuesja ishte aktorja meksikane, Kate Del Castillo. Sipas raporteve në shtypin e huaj, trafikanti më i madh i lëndëve narkotike në botë kërkonte xhirimin e një filmi mbi jetën e tij.

Intervista e realizuar në tetor u botua të shtunën, një ditë pas kapjes së 57-vjeçarit. Ajo titullohet: “Flet El Chapo; vizita e fshehtë e bërë njeriut më të kërkuar të botës” dhe shoqërohet me një video gati dy minutëshe.

Aty aktori, mes të tjerash, rrëfen sesi kreu i kartelit famëkeq të Sinaloas pretendon realizimin e një filmi që të tregojë historinë e tij, çështje kjo që ka kthyer dhe mbi vet Sean Pennin vëmendjen e autoriteteve meksikane, të cilat duket se kanë nisur një hetim.

Debate të mëdha po ngjall dhe një moment i bisedës, ku trafikanti e përkufizon kandidatin republikan Donald Trump si “një miku im”. Intervista e rrallë i shton kthesat e çuditshme të jetës gati surreale të këtij njeriu, të arratisur dy herë nga burgu, thotë CNN.

Arratisja e fundit, 11 korrikun e 2015-s ishte një operacion i planifikuar me shumë mjeshtëri. Nga një vrimë me diametër 50 centimetra e hapur në dushet e burgut, kaloi në një tunel të fshehtë të gërmuar posaçërisht për të, e në fund fluturimi drejt lirisë me një avion të vogël.

Inxhinjerët që ndërtuan tunelin ishin dërguar për specializim në Gjermani, thotë Penn. Guzman u arrestua të premten, kur forcat meksikane të sigurisë mësynë një banesë të qytetit bregdetar Los Mochis, ku “El Chapo”-ja mbrohej nga njerëz të tij, por edhe banorë të zonës, që e shohin si një Robin Hood të ditëve tona.

/ Top Channel

Publikuar: 11.01.2016 | 11:56
Lexuar: 606 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime