E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i komunës së Çairit përshëndeti të pranishmit duke ju uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm
Konferenca rajonale

Fillimin e vitit 2016 Komuna e Çairit e filloi me Konferencën Rajonale "Të rinjtë në politikë" me të cilën i bashkoi të rinjtë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, bashkë me studentët, profesorët dhe politikanët.

Kjo konferencë punimet i filloi me 5 janar në Komunën e Çairit. Moderatori i konferencës Adem Karaga fjalën përshëndetëse për hapjen e konferencës ia dha nikoqirit Izet Mexhiti.

Kryetari i komunës së Çairit përshëndeti të pranishmit duke ju uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm

"Komuna e Çairit ka qenë dhe do të mbetet foleja që i ka bashkuar të rinjtë e Shkupit, por kësaj radhe edhe të rinjtë e Tiranës dhe Prishtinës bashkë me profesorët e tyre. Konferenca e sotme përveç që promovon të rinjtë, ajo është edhe shtylla e krijimit të kontakteve për bashkëpunim mbarëkombëtarë dhe rajonal. Në arsim nuk ka kufinj, prandaj edhe neve na duhet një bashkëpunim me të rinjtë për shkëmbim idesh dhe njëkohësisht ide të reja. Ne do t’ju përkrahim me aq mundësi sa kemi sa herë që ju të mendoni se është e nevojshme një gjë e tillë. Komuna është në shërbim të gjithë studentëve dhe të gjithë studentët e të gjitha trevave shqiptare e kanë një shtëpi sa herë që të jenë në Shkup", theksoi Mexhiti.

Konferencën e mbështeti edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës ku prezent ishte edhe ministri Abdylaqim Ademi.

"MASH në Republikën e Maqedonisë çdohere prioritet ka avancimin e të rinjve, duke ju ndihmuar me bursa të ndryshme në vend dhe jasht vendit, dhe me të gjitha resurset me të cilat disponon kjo ministri. Është kënaqësi që këtë sallë e shoh të mbushur plot me studentë të trevave shqiptare dhe me padurim pres paraqitjen tuaj sepse ju jeni ndryshimi dhe e ardhmja", theksoi Ademi.

Konferenca vazhdoi me kumtesën e rektorit të Kolegjit Fama nga Republika e Kosovës Prof.Dr.Frashër Demaj, në temë: "Përfaqësimi i të rinjëve dhe femrave në partitë politike dhe institucionet shtetërore në Kosovë" dhe kumtesën e Prof.Dr. Rizvan Sulejmanit në temë "Të rinjtë shqiptarë në Maqedoni dhe avancimi i tyre në politikë".

Pasi edhe vetë qëllimi i kësaj konference ishte promovimi i të rinjve, pas profesorëve me kumtesa dhe fjalime u paraqitën studentët Ariton Rama, Diola Dosti dhe Rijad Mamuti, pas të cilëve filloi pjesa e pyetjeve dhe debatit në të cilën u inkuadruan edhe studentët tjerë të pranishëm në sallë.

Në ditën e dytë të konferencës (6 janar), punimet vazhduan në sallën e konferencave në Resortin Bushi, me Prof.Dr. Teki Kurti nga Shqipëria - drejtor i Arkivës në Ministrinë e Mbrojtjes, me kumtesën e tij në temë "Perfaqësimi i të rinjve shqiptarë në politikë" dhe Mr.Gjyla Çeliku në temë "Pse duhen avancuar të rinjtë në politikë?".

Konferenca vazhdoi punimet edhe me kumtesa të studentëve Abil Thaqi, Nazmije Gashi, Besarta Veseli dhe Selami Saiti. Pastaj pasuan pyetje dhe debat mes studentëve dhe profesorëve. Moderatori e mbylli konferencën duke ju uruar një bashkëpunim të vazhdueshëm rinisë shqiptare në fushën e arsimit, duke faleminderuar të pranishmit për pjesëmarjen e tyre dhe Komunën e Çairit për përkrahjen.
Konferenca rajonale 'Të rinjtë në politikë'
Konferenca rajonale 'Të rinjtë në politikë'
Konferenca rajonale 'Të rinjtë në politikë'
Konferenca rajonale 'Të rinjtë në politikë'
Konferenca rajonale 'Të rinjtë në politikë'

Publikuar: 11.01.2016 | 16:34
Lexuar: 1905 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime