E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas LAMM, erë me intensitet të fuqishëm ka në Kodrën e Diellit, Strazhë dhe Mavrovë.
Erë e fuqishme në pjesët perëndimore të Maqedonisë, dëme në Tetovë dhe Manastir

Sot është duke fryrë erë e fuqishme, ndërsa në pjesët perëndimore malore erë e fuqishme nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor, e cila në disa momente është me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë, kumtoi DPHM.

Era e fuqishme e cila me intensitet më të fuqishëm fryu në periudhën prej orës 05:30 deri në orën 6:30 shkaktoi më shumë dëme në objekte private dhe publike në Tetovë dhe Gostivar.

Temperatura më të ulëta në vend sot prej zero gradë Celsius janë matur në Shkup - Petrovec dhe në Strumicë, ndërsa më shumë shi ka rënë në Mavrovë - 8 litra në një metër katror, gjegjësisht në Lazaropole 7 litra në një metër katror.

Erë e fuqishme në Manastir, dëme të shkaktuara në objektet publike dhe private

Era e fuqishme e cila me intensitet më të fuqishëm fryu në periudhën prej orës 05:30 deri në orën 6:30 shkaktoi më shumë dëme në objekte private dhe publike në Manastir.

Nga zyra rajonale e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim nga krizat konfirmuan se janë duke u grumbulluar informacione për dëme të shkaktuara, drunj të çrrënjosur dhe streha, ndërsa në më shumë fshatra ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas LAMM, erë me intensitet të fuqishëm ka në Kodrën e Diellit, Strazhë dhe Mavrovë.

Kujdes gjatë lëvizjeve... Fëmijët duhet të rrinë në shtëpi dhe qytetarët mos dalin pa ndonjë arsye të rëndësishme nga shtëpitë.

Publikuar: 12.01.2016 | 12:13
Lexuar: 864 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime