E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të dy komunat kanë potencial të mirë për zhvillimin kulturor dhe socio-ekonomik. Gjegjësisht, të dy komunat janë të pasura me trashëgiminë kulturore që është e e rëndësishme për zhvillimin socio-ekonomik.
Ministri Shabani vizitoi komunën e Çairit


Ministri për vetëqeverisje lokale Lirim Shabani, në kuadër të aktiviteteve të cilkësuara si “Java e decentralizimin dhe zhvillimit regjional” sot vizitoi komunën e Çairit ku u takua me kryetarin e kësaj komune, z. Izet mexhiti.

Gjatë këti takimi, ministri Shabani dhe kryetari mexhit diskuituan për çështje dhe aktivitete të cilat janë në ecuri si dhe planet dhe projektet në komunën e Çairit për periudhën që vjen , të cilave komuna e Çairit u ka kushtuar vëmendje të veçantë ndërsa për gjithçka që ka qenë e nevokshme Ministria e vetëqeverisjes lokale pa u kursyer e ka përkrahur dhe i ka dalur në ndihmë.

Në këtë takim u debatua për projektet e realizuara deri tani, me theks të posaçëm për projektin “Valorizimi i tregtise tradicionale dhe ekonomia sociale”, i cili ka për qëllim të ndikojë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në rajonin ndërkufitar, përmes përkrahjes së zanateve tradicionale dhe sipërmarrësisë sociale.

Të theksojmë se ky projekt realizohet në Komunën e Cairit dhe komunën e Gjilanit me qëllim të përmirësimit të lidhjeve shoqërore, ekonomike dhe kulturore në mes dy vendeve. Të dy komunat kanë potencial të mirë për zhvillimin kulturor dhe socio-ekonomik. Gjegjësisht, të dy komunat janë të pasura me trashëgiminë kulturore që është e e rëndësishme për zhvillimin socio-ekonomik.

Në këtë takim kryetari Mexhiti e njoftoi ministrin Lirim Shabani me atë se në kuader të projektit në fjalë, aktivitetet janë fokusuar në identifikimin e zanatçinjëve dhe sipërmarrësve social në komunën e Çairit, organizimin e punëtorive për bredim, dhënien e sub-granteve për zanatçinjt, renovimin dhe hapjen e Info Qendrës për zanatçin dhe vendosjen e info pikave multimediale.

Ky projekt theksoi kryetari Mexhiti do të realizohet për 18 muaj dhe kap vlerën prej 241.631 euro.
Ministri Shabani vizitoi komunën e Çairit
Ministri Shabani vizitoi komunën e Çairit

Publikuar: 12.01.2016 | 14:00
Lexuar: 905 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime