E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjermania në gjysmëfinale, ndërsa Argjentina koritet me lojë dhe eliminohet nga botërori. Gjermania ka mundur Argjentinën 4 me 0 dhe i ka prerë biltën për në shtëpi ekipit të legjendës së futbollit Maradona.
Gjermania nė gjysmėfinale, Maradona dhe Argjentina tė pikėlluar






Gjermania ka mundur Argjentinën 4 me 0 dhe i ka prerë biltën për në shtëpi ekipit të legjendës së futbollit Maradona.

Kombëtarja e Gjermanisë udhëheq me rezultat 1:0 ndaj Argjentinës, në ndeshjen e çerekfinales së botërorit. Autor i golit Muller me kokë në minutën e katërt.

Pas golit lojtarët e Maradonës kanë tentuar të reagojnë duke vënë nën presion gjermanët, por pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 1-0.

Pjesën e dytë, amerikano-latinët e kanë nisur në sulm duke goditur disa here portën gjermane, por pa arritur të gjejnë golin.

Gjermanët kane arritur të rimarrin kontrollin e lojës 20 në mesin e fraksionit të dytë te lojës dhe kanë dyfishuar rezultatin me anë të Klose ne minuten e 68-te, pas një asisti të dhënë nga Podolski.

Në minutën e 67-të, Gjermania dyfishon epërsinë në 2:0. Podolski me mjeshtëri e gjen Klosen e vetmuar, i cili nga afërsia nuk e pati të vështirë të shtoi epërsinë në 2:0.

Në minutën e 73-të, Schewinsteiger bëri sllallom, duke kaluar një nga një futbollistët e Argjentinës dhe pasuar deri te Friedrich i cli nga afërsia trefishoi epërsinë në 3:0.

Klose për mrekulli ka shënuar për rezultatin 4:0 pikërisht në minutën e 88-të, pas një pasimi të yllit të ri të botërorit Ozil.

Gjermania në gjysmëfinale, ndërsa Argjentina koritet me lojë dhe eliminohet nga botërori.

Argjentina nuk ka dhënë atë lojë që pritej. Ylli i saj Leo Messi nuk ka pasur hapësira për të vepruar, ashtu si dhe Tevez, që ka qenë në cdo cast nën mbikëqyrjen e mbrojtësve gjermanë.

Argjentinë – Gjermani 0-4

Shënues: Muller 3’, Klose 68’ 89’, Friedrich 74’


Argjentina (4-3-1-2): Romero; Otamendi (25' Pastore), Demichelis,
Burdisso, Heinze; Mascherano, Rodriguez, Di Maria (31' Aguero); Messi;
Tevez, Higuain. Trajner: Diego Armando Maradona.

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Lahm, Friedrich, Mertesacker, Boateng (27'
Jansen); Khedira (33' Kroos), Schweinsteiger; Mueller, Ozil, Podolski;
Klose. Trajner: Joachim Loew.



...do të na mungojë...


Mbi të gjitha, botërorit dhe gjithë adhuruesve të futbollit do ti mungoj legjenda e futbollit Diego Maradona i cili ka qenë shpirti i këtij botërori. Njeriu i cili u ka treguar të gjithëve se te modestia është madhështia. Ai ka qenë njëri nga lojtarët e Argjentinës.

Ka ndarë çdo gjë me to, duke u mundësuar që ato të ndjehen të vlefshëm. Maradona është akuzuar nga shumë kush në këtë botëror, por ai ka treguar edhe një herë se është një lojtar i madh dhe një trajner poashtu me shumë vlera. Ai nuk ka bërë trajnerin burokrat...por një lider të lojtarëve, gjë të cilën nuk e sheh në asnjë nga trajnerët në botë.

Përveç këtyre fakteve, Maradona do të mbahet mend edhe për shakatë, akuzat, akrobacionet...Ai u kishte premtuar botës se nëse fitonte botërorin do të dilte nudo nëpër rrugët e kryeqytetit Brazilian....Maradona si Maradona...nuk ka tjetër....



Gjermania në gjysmëfinale, Maradona dhe Argjentina të pikëlluar

Publikuar: 03.07.2010 | 21:59
Lexuar: 684 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime