E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas tij, bëhet fjalë për investim të madh prej rreth 15 milionë eurosh.
Gruevski: Me mbështetje qeveritare furnizohen 2.000 traktorë dhe 8.000 makina të tjera bujqësore


Me mbështetjen e deritanishme qeveritare përmes projektit "50:50", në Maqedoni janë furnizuar 10.000 copë mekanizëm bujqësor prej të cilëve 2.000 traktorë dhe 8.000 lloje tjera të makinave, tha sot kryeministri Nikolla Gruevski.

Në kooperativat bujqësore, siç deklaroi Gruevski pas nënshkrimit të Marrëveshjes për restaurim të "Porcelanka"-s në Veles, ky parim ishte "90:10" sepse Qeveria dëshiroi të japë mbështetje të madhe për formim të kooperativave bujqësore. Atje, 90 për qind investonte shteti, ndërsa 10 për qind bujqët.

Sipas tij, bëhet fjalë për investim të madh prej rreth 15 milionë eurosh.

"Pamë se kjo shumë u ka ndihmuar bujqëve dhe se ata janë të kënaqur, ndërsa të tjerët që nuk e kanë bërë këtë, pamë se është e realizueshme dhe se ajo që premtoheshte realizohet. Të inkurajuar, dhe shumë prej tyre po përgatiten ta bëjnë të njejtën", nënvizoi Gruevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Këtë vit, paralajmëroi, do të vazhdojë masa "50:50", si dhe ajo për kooperativat "90:10" dhe të një numri më të madh të bujqëve të tjerë do t'u mundësohet që me kushte jashtëzakonisht të volitshme, ku shteti praktikisht subvencionon të paktën gjysmën e furnizimit, të blejnë pajisje të re nga mekanizmi bujqësor.

Publikuar: 13.01.2016 | 12:24
Lexuar: 612 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime