E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projekti i Dytë për përmirësimin e shërbimeve komunale përbëhet prej tri komponentëve.
Banka Botërore e miratoi huanë IBRD prej 25 milionë euro për përmirësimin e shërbimeve komunale










Bordi i drejtorëve ekzekutiv në kuadër të Bankës Botërore e miratoi huanë IBRD prej 25 milionë euro për Projektin e fundit për përmirësimin e shërbimeve komunale (MSIP2) në Maqedoni.

Siç kumtoi sot Zyra e Bankës Botërore në Shkup, ka për qëllim t'i përmirësojë transparencën, qëndrueshmërinë financiare dhe inkluzivitetin në sigurimin e shërbimeve komunale në mbarë vendin, ndërsa duke e pasur parasysh ciklin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë, MSIP2 do të hyjë në fuqi dhe tërheqja e mjeteve do të fillojë pas përfundimit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

MSIP2 do të sigurojë nënhua në komuna për investime infrastrukturore: furnizimin me ujë, kanalizimin, menaxhimin me mbeturina të forta, rrugë lokale, përmirësimin e efikasitetit energjetik të ndërtesave komunale dhe infrastrukturës komunale me prioritet të lartë i cili ndikon mbi mirëqenien e banorëve dhe efikasitetit të shërbimeve. Gjithashtu, me projektin do të vendoset një grant komponentë për përmirësimin e dërgesës së shërbimeve dhe infrastrukturës për të varfrit dhe bashkësitë e margjinalizuara në komunat në Maqedoni.

Gjithsej 57 prej 80 komunave në vend zgjodhën që të marrin pjesë në Projektin e parë për përmirësimin e shërbimeve komunale dhe implementojnë apo tashmë i kanë përfunduar projektet prioritare infrastrukturore, 36 për qind e këtyre projekteve kanë qenë për rehabilitimin e rrugëve, 13 për qind për furnizim me ujë, 13 për qind për rehabilitimin e ndërtesave komunale, 13 për qind për përmirësimin e efikasitetit energjetik, 12 për qind për menaxhimin e mbeturinave të ngurta dhe 13 për qind për furnizimin e automjeteve për shërbime komunale apo prioriteteve të tjera.

"Projekti i Dytë për përmirësimin e shërbimeve komunale do të vazhdojë me lidhshmërinë e investimeve në infrastrukturën prioritare me transparencë dhe përgjegjësi më të madhe të pushtetit dhe angazhimin e fuqishëm qytetar në nivelin lokal. Dëshirojmë t'i inkurajomë të gjitha komunat në Maqedoni të marrin pjesë në projekt dhe të përqendrohen drejt varfërisë dhe margjinalizimit përmes investimit më të madh në bashkësitë e tyre më të varfra", thotë Elen Goldstin, drejtoreshë për rajonin e Evropës Juglindore në kuadër të Bankës Botërore.

Projekti i Dytë për përmirësimin e shërbimeve komunale përbëhet prej tri komponentëve.

Komponenti për investime komunale nënhua (18,5 milionë euro) do të sigurojë financim për komunat me qëllim të investimit në infrastrukturën lokale me prioritet të lartë. Komponenti për grante investuese për varfëri dhe inkluzion social (4,9 milionë euro) do të sigurojë grante investuese për komunat si stimul për të investuar në përmirësime infrastrukturore për bashkësitë e varfra dhe të margjinalizuara në kuadër të kompetencave të tyre.

Projekti do të mundësojë angazhimin e qytetarëve në përzgjedhjen dhe disejnimin e investimeve, me çka komunat do të munden më mirë t'u përgjigjen kërkesave nga bashkësitë lokale dhe shfrytëzuesit e shërbimeve komunale.

Skadimi i përgjithshëm i afatit të secilës nënhua nuk do të tejkalojë 13 vjet, duke e përfshirë edhe tre vjet grejs periudhë. Të gjitha komunat kanë të drejtë dhe stimulohen për të marrë pjesë.

Publikuar: 13.01.2016 | 12:34
Lexuar: 1759 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime