E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Temperaturat e mesme mujore kanë lëvizur rreth 1,3 gradë në Manastir, 2,5 gradë në Kriva Pallankë dhe Prilep, 2,7 gradë në Demir Kapi, 3 në Shtip dhe Strumicë, 3,3 gradë në Shkup.
Dhjetori më i ngrohtë nga mesatarja dhe pa shi


Temperaturat e ajrit në muajin dhjetor të vitit 2015 kanë qenë më të larta se ato mesatare deri në dy shkallë, ndërsa gjatë muajit në asnjë vend matës nuk janë regjistruar reshje, thuhet në raportin e rregullt mujor të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Temperaturat e mesme mujore të ajrit gjatë dhjetorit në Maqedoni kanë lëvizur nga 0,8 gradë Celsius në Mavrovë deri në 6,8 gradë në Gjevgjeli, ndërsa vlerat e matura janë më të larta nga ato mesatare deri në dy gradë.

Temperaturat e mesme mujore kanë lëvizur rreth 1,3 gradë në Manastir, 2,5 gradë në Kriva Pallankë dhe Prilep, 2,7 gradë në Demir Kapi, 3 në Shtip dhe Strumicë, 3,3 gradë në Shkup.

Për shkak të numrit të madh të ditëve të kthjellëta dhe vranësirave të vogla, temperatura e mesme maksimale kanë qenë mbi vlerat mesatare, ndërsa temperaturat e mesme minimale në kuadër të vlerave mesatare ose pak më të ulta. Matjet tregojnë se në vendet matëse vlerat ekstreme absolute të temperaturës së ajrit nuk janë tejkaluar.

Informata është përgatitur sipas matjeve dhe të dhënave nga stacionet kryesore meteorologjike të sistemit mbikëqyrës meteorologjik të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, për periudhën nga viti 1951 deri në dhjetor të vitit 2015.

Publikuar: 13.01.2016 | 17:22
Lexuar: 857 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime