Mendohet se ai do të bisedoj me liderët irakianë për problemet lidhur me formimin e qeverisë së re.
Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, arriti sot në Bagdad, në një vizitë të papritur.
Mendohet se ai do të bisedoj me liderët irakianë për problemet lidhur me formimin e qeverisë së re.
Politikanët irakianë ende po zhvillojnë negociata, pas zgjedhjeve të muajit mars dhe kjo e ka ngritur çështjen e planeve amerikane për përfundimin e operacioneve luftarake gjatë muajit të ardhshëm.
Vizita e zotit Bajden po bëhet në kohën kur tre senatorë të Shteteve të Bashkuara kanë kërkuar nga liderët irakianë, që të veprojnë shpejtë për ta formuar qeverinë e koalicionit.