E keqja është si si pushuesve nuk u ka bërë përshtypje dhe si kanë mundur të pushojnë me një kufomë përkrah tyre, pyet portali T, të cilat mendojnë se ai grup pushuesish janë për analiza psikologjike dhe sociologjike.
Slobodna Dalmacija e Kroacisë sot ka publikuar një ngjarje të jashtëzakonshme. Në Makarsk sot ka vdekur një grua në ujë, ndërsa pasi është nxjerr nga deti ajo është lënë në plazh, ndërsa pushuesit kanë vazhduar të rreziten afër gruas së vdekur.
Asnjëri nuk ka bërë përpjekje që ta largoj kufomën dhe ta vendos në një vend të përshtatshëm ose ta largojnë në një vend ku nuk ka njerëz përreth. Edhe ndihma e shpejt e cila ka arritur në kohë, nuk e ka marrë të vdekurën menjëherë.
Edhe policia e cila ka arritur në vendin e ngjarjes nuk ka reaguar që ta largoj të vdekurin nga njerëzit dhe nga plazh.
E keqja është si si pushuesve nuk u ka bërë përshtypje dhe si kanë mundur të pushojnë me një kufomë përkrah tyre. Aty shumë afër ka patur fëmijë të vegjël, pyet Slobodna Dalmacija, të cilat mendojnë se ai grup pushuesish janë për analiza psikologjike dhe sociologjike.
Në të vërtet dielli u ka rënë në kokë, por kaq shumë...është e pabesueshme, komenton gazeta.
Policia ka njoftuar se gruaja e vdekur në det sot në Makarsk është një sllovene, 80 vjeçare. Arsyet e vdekjes ende nuk janë të njohura. Policia ka bërë ekspertizë, mirëpo rezultatet pritet të jepen ditët në vijim.