E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Grupacioni i prodhuesve të miellit kërkon subvencionim prej 2,5 denarë për një kilogram grurë të rekoltës së fundit, gjegjësisht dallimit të çmimit midis grurit blerës vendor dhe çmimit të grurit të importuar", theksoi Ristovski.
Mullisët kërkojnë masa urgjente për tejkalimin e gjendjes në këtë industri


Masa urgjente për mbrojtjen e industrisë vendore të bluarjes së miellit, zbatimin e plotë dhe kontrollin e miellit nga importimi përmes markave kontrolluese, zbatimin e Rregullores për cilësinë e miellit dhe subvencionim shtesë të prodhuesve vendorë të grurit sipas klasave të cilësisë, kërkon Grupacioni i prodhuesve të miellit dhe bukës në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike e Maqedonisë sot në konferencë shtypi theksoi se është e nevojshme ndërmarrja e masave me qëllim që të mbrohet industria vendore e bluarjes së miellit, e cila sipas prononcimeve të mullisëve është para kolapsit total, ndërsa disa kompani, siç tha, tashmë paralajmërojnë mbylljen e mundshme.

"Grupacioni i prodhuesve të miellit kërkon subvencionim prej 2,5 denarë për një kilogram grurë të rekoltës së fundit, gjegjësisht dallimit të çmimit midis grurit blerës vendor dhe çmimit të grurit të importuar", theksoi Ristovski.

Ai shtoi se masat të cilat janë ndërmarrë vitin e kaluar siç janë importi i kushtëzuar i miellit dhe i grurit, masat kontrolluese për lëshimin në qarkullim të miellit dhe Rregullorja për kontrollin e cilësisë së miellit kanë treguar rezultate të pamjaftueshme.

Analizat e industrisë së bluarjes së miellit në kuadër të Odës ekonomike të Maqedonisë tregojnë se për periudhën prej katër viteve praktikisht për rreth 30 për qind është rritur importi i miellit në nivel vjetor. Vitin e kaluar për 11 muaj janë importuar 40.511 tonë miell, që e tejkalon importin e përgjithshëm prej 40.361 tonë miell në vitin 2014. Gruri i importuar është përafërsisht në nivelin e njëjtë prej rreth 85 mijë tonësh. (MIA)

Publikuar: 18.01.2016 | 15:50
Lexuar: 551 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime