E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qëllimi kryesorë i tyre është që ta njëllosin personalitetin dhe dinjitetin e njerëzve që janë bartës të proçeseve të rëndesishme politike në vend dhe që kanë dhënë kontribut shumë të çmueshëm dhe të rëndësishëm për çështjen shqiptare në vend gjatë dy dekadave të fundit.
Analistët për Zhurnal: Korpusi politik maqedonas tenton të degradon UÇK-në dhe Ali Ahmetin të cilin e kanë therrë në sy









Një pjesë e madhe e mediave maqedonase në Maqedoni të orkestruara nga Beogradi kanë filluar një fushatë negative ndaj ish pjestarëve të UÇK-së, përfshirë këtu edhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Kështu vlersojnë analistët Ylber Sela dhe Artin Spahiu, të cilët theksojnë se një pjesë e mediave maqedonase kanë ngritur një propagandë të fuqishme antishqiptare ndaj drejtuesve më të lartë të UÇK-së, dhe kreut aktual të BDI-së, Ali Ahmeti. Ata vlersojnë se këto akuza janë të pa baza, madje vetëm janë spekulime të cilët shkaktojnë huti në opinion.

Analisti politik Artin Spahiu për Zhurnal vlerëson se korpusi maqedonas ka agjendë antishqiptare për ti njëllosur figurat kombëtare, kryesisht liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, të cilin e kanë therrë në sy që pas luftës së vitit 2001, dhe ende nuk po munden ta gëlltisin humbjen e thellë që përjetuan maqedonasit nga Ali Ahmeti.

“Edhe përskaj një tendence që shihet apo tentohet që të paraqitet si krizë politike nga faktori politik maqedonas, që ka vetëm një qëllim bajtjen e pushtetit apo marrjen e pushtetit, më tragjike në këto situata është se këto dy parti politike apo shkrut thënë korpusi politik maqedonas i mirë koordinuar antishqiptar serbo-maqedon, kanë edhe një agjendë tjetër të përbashkët antishqiptare 20 vjeçare që ka kaluar kombi ynë.

Mua nuk më habisin këto tendenca se hasmi tradicional nuk e harron kurrë atë që ne ua bëmë me luftën e Kosovës dhe në luftën e Maqedonisë, gjegjësisht ata nuk e harrojnë veprimtarinë dhe aktivitetin e liderit të shquar shqiptarë, Ali Ahmetit, i cili ishte udhëheqës i luftës së Kosovës por edhe i luftës në Maqedoni”, ka deklaruar për Zhurnal, Artin Spahiu, duke shtuar se e le për të dyshuar çështja e tendencës jo profesionale, shumë cinike të disa portaleve apo disa grupeve politike të cilët skan qëllime të mira të disa shizofrenëve të gazetarisë të cilët e kanë vetëm një qëllim, përçarjen e shqiptarëve.

“Mua kjo më shqetson dhe befason dhe nuk e di se ku e kanë qendrën këta mediume apo portale të cilat çdo fjalë të njëfar të ashtuquajturi gazetari Bozhinovski, mundohen që të ia servojnë shqiptarëve si diçka e bazuar në fakte, ndërsa në realitet dihet vetë qëllimi i Zoranit dhe mendoj se i njejti nuk do të mund të siguroj asnjë hapsirë në opinionin shqiptarë, pasi që realisht shqiptarët u mësuan me këto tendenca edhe para vitit 1998 kur VMRO-ja bashkë me partnerin e saj politik shqiptarë u munduan që ti nxjerrin disa dosie për disa figura kombëtare, ajo më vonë vazhdoi me publikimin e ashtuquajturave dosie për udhëheqësin e BDI-së, dhe tani po përsëritet e njejta, pa asnjë fakt nga shizofreni Zoran Bozhinovski dhe nga mediat e kontrolluara nga qendrat e dyshimta gazetareske”, ka përfunduar për Zhurnal, Artin Spahiu.

Nga ana tjetër Profesori Universitar, Ylber Sela për Zhurnal konsideron se Bashkimi Demokratik për Integrim është një lëvizje shumë e rëndësishme politike që ka mision shumë të çmuar kombëtar në krye me Ali Ahmetin, prandaj sipas tij qarqet e ndryshme antishqiptare informative dhe politike mundohen që ta njëllosin personalitetin e kreut të BDI-së.

“Normalisht se figura e Ali Ahmetit aktualisht në politikbërjen dhe vendimarrjen politike në Maqedoni duke e pasur parasysh kontributin e tij në shumë çështje të rëndësishme që i përkasin shqiptarëve dhe duke e pasur parasysh faktin që Maqedonia po kalon në një fazë shumë të rëndësishme vendimarrëse ku në rend dite janë shumë çështje të rëndësishme politike duke filluar nga raporti i Pribesë.

Do të thotë disa sygjerime që vijnë për marrëveshjen e Ohrit, dhe duke e marrë parasysh rrolin vendimtar të z. Ahmeti, normalisht se pala tjetër dmth ajo maqedonase me shërbime të ndryshme të cilët nuk ia dojnë të mirën shqiptarëve mundohen që ta njëllosin figurën jo vetëm të Ali Ahmetit por edhe të shqiptarëve në Maqedoni”, ka deklaruar profesori universitar Ylber Sela duke shtuar se nuk është mirë që të minimizohet figura e Ali Ahmetit sepse me automatizëm i bie që njëashtu që njëlloset apo minimizohet edhe lufta e vitit 2001 që ishte shumë me rëndësi për shqiptarët.

“Këto qarqe antishqiptare kanë gjetë përkrahje për tendencat e tyre edhe nëpër disa media shqipfolëse në Maqedoni, dhe duke mar parasysh se BDI-ja në krye me liderin e saj Ali Ahmeti, disa herë fiton në Maqedoni dhe duke mar parasysh se BDI po funksionin si një lidership normalisht se ka edhe disa paknaqesi në mesin e antarësis së BDI-së, por këto paknaqësi po amortizohen nga vetë lideri i kësaj partie, Ali Ahmeti.

Për shqiptarët e Maqedonisë nuk është mirë që të ulet dhe njëlloset figura e Ali Ahmetit sepse kjo njëherit do të ishte tentim për njollosjen dhe minimizimin e luftës së vitit 2001 ndërsa kjo luftë për shqiptarët ishte shumë e shenjtë prandaj vlersoj se çdo shqiptarë që ka vetëdije kombëtare nuk do tu besoj portaleve të tilla. Pra nuk do te lejojnë që të keqpërdoret figura e Ali Ahmetit sepse do të kemi anshkalim të vlerave të vitit 2001”, ka përfunduar për Zhurnal, profesori universitar Ylber Sela.

Ndryshe, kriza aktuale politike ka mundësuar që në opinion të paraqiten tendenca për diskriditimin apo shantazhimin e figurave kryesore shqiptare politike në vend. Qëllimi kryesorë i tyre është që ta njëllosin personalitetin dhe dinjitetin e njerëzve që janë bartës të proçeseve të rëndesishme politike në vend dhe që kanë dhënë kontribut shumë të çmueshëm dhe të rëndësishëm për çështjen shqiptare në vend gjatë dy dekadave të fundit.

Këto media të cilët po e krijojnë misionin denigrues dhe degradues ndaj figurave të rëndësishme të politikës shqiptare në Maqedoni, si duket janë të dirigjuara nga çedrad antishqiptare si Beogradi por edhe Moska. Këto media pa asnjë fakt dhe me fjalë boshe i kanë vënë në shënjestër ata figura që kanë dhënë më së shumti kontribut kombëtar si dhe në aktivitetet e luftës në Kosovë dhe Maqedoni.

© ZHURNAL.mk

Publikuar: 18.01.2016 | 16:17
Lexuar: 961 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime