E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Më pas ka ardhur edhe shakaja e babait i cili ka bërë publike letrën në rrjetin social, duke marrë qindra komente e duke u shpërndarë qindra herë.
Fëmija 6 vjeç i kërkon rritje rroge babait, përgjigja e këtij është epike
Të jesh në moshën 6 vjeçe të duket vetja mjaftueshëm i madh për të kërkuar një rritje pagese në ditë. Një fëmijë nga Saint Luisi në SHBA, ka vendosur që ti kërkojë babait një rritje prej 20 dollarësh në ditë. Arsyeja? Mund ti shpenzojë duke lozur.

Më pas ka ardhur edhe shakaja e babait i cili ka bërë publike letrën në rrjetin social, duke marrë qindra komente e duke u shpërndarë qindra herë.

“Na vjen keq që të ju informojmë që për momentin nuk jemi në gjendje që të plotësojmë kërkesën tuaj për rritjen prej 20 dollarësh, siç e keni kërkuar. Pasi kontrolluam llogarinë tuaj, pamë se ju nuk keni fonde.

Më shumë se 80 dollarë janë shpenzuar gjatë krishtlindjeve. Bëhet fjalë për një sasi të madhe shpenzimesh dhe në këto momente, duke parë edhe situatën ekonomike nuk mund të bëjmë një rritje page.

Por nëse do të doni që të ankoheni, mund të kontaktoni në këtë numër. Menaxheri ynë mund të bëjë të mundur që ju të ndryshoni mendim”, mbyll në mënyrë ironike letrën babai.

Publikuar: 18.01.2016 | 17:01
Lexuar: 762 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime