E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përveç studentëve do ishte mirë që këtë praktikë ta ndjekin edhe taksistët, hidraulikët, punëtorët, që të kalojnë më shumë kohë nëpër Evropë me qëllim të integrimit sa më të shpejtë.
Programi Erasmus, revolucioni seksual që zhvillon Evropën
Nga: Elena Sofia Safina

Sot shumë pak flitet për këmbimin e programeve ndërmjet universiteteve Erasmus , mirëpo Erasmus tashmë ka krijuar gjeneratën e parë të të rinjve evropian.

Unë do ta kisha quajtur revolucion seksual, një i ri i Katalonisë takon një vajzë të regjionit hollandezo bellg të flemisë, dashurohen, martohen dhe bëhen evropian.

Përveç studentëve do ishte mirë që këtë praktikë ta ndjekin edhe taksistët, hidraulikët, punëtorët, që të kalojnë më shumë kohë nëpër Evropë me qëllim të integrimit sa më të shpejtë.

Këto thënie të urta mbi bazën e Erasmusit janë të Umberto Ecos, i cili jep një pasqyrë dhe parasheh një të ardhme ku njerëzit që frekuentojnë nëpër Evropë do të kishin mundësi të bëjnë shkëmbim qytetesh , shkëmbim kulturash si dhe mbi të gjitha përzierje dhe shkëmbim në mes të të rinjëve gjithandej për një integrim sa më të lumtur.

Nga viti 1987 e deri më sot, Komisioni Evropian njeh rreth 1 milion fëmijë të lindur nga çiftet e studentëve Erasmus, dhe më shumë se 1 e katërta e studentëve deklarojnë se e kanë gjetur dashurinë e tyre të vërtetë.

Përndryshe studentët Erasmus janë diku 10 përqind nga numri i përgjithshëm i popullatës universitare evropiane.

Ekzistojnë qindra ueb faqe dhe aplikacione që kanë të bëjnë me Erasmusin, që nga destinacionet, pajisjet teknike , oferta të ndryshme, pastaj portale me emra nostalgjik si Loving Erasmus , tregime dashurie dhe ndarjeje dhe aty përdoruesit i mundësohet që të komentoje dhe të tregoje eksperiencat e veta të dashurisë. Shtrohet pyetje se nga vjen kjo shtytje apo hov i pandalshëm i lidhjeve dashurore studenteske?

Me siguri nuk duhet anashkaluar karakterin ekzotik të aventurave dashurore, në fakt pavarësisht nga rrethanat një numër i madh i studentëve e kanë patur si kryefjalë të lidhjeve të tyre dashurore ndonjë anekdotë apo histori me erë rë çuditshme.

Dikush ka preferuar dashurinë në një fshat të vogël poshtë qiellit me yje , dikush i mjegulluar në mes tymit dhe alkoolit, kurse ka edhe të atillë në dridhjet e diskotekave mjaft të mëdha në krahasim me lokalet e vogla të vendeve nga ku e kanë origjinën.

Madje dikush duke dialoguar me një gjuhë angleze të shkallës B1 , e mbase edhe me terma e vepra të Dostojevskit. Kështu të gjithë pak a shumë vulosin fatin e tyre dhe bëjnë eksperienca të cilat nuk kanë mundur ti shijojnë në vendlindjen e vet dhe çdo gjë që ndodh në Erasmus mbetet në Erasmus.

Një qëndrim më i lirshëm , një pasaportë emotive që të lejon të udhëtosh nëpër shtigjet të cilat çdo herë ke dashur ti kesh në vendin tënd , mirëpo asnjëherë nuk ke patur guxim dhe vullnet për ti bërë dhe pikërisht nga kjo rrjedh edhe sindromi i përhapur Sindromi post Erasmus i cili është edhe kapitull në vete.

Nga italishtja përktheu me shkurtime Avni Osmani

 Erasmus, revolucioni seksual që zhvillon Evropën
 Erasmus, revolucioni seksual që zhvillon Evropën
 Erasmus, revolucioni seksual që zhvillon Evropën

Publikuar: 18.01.2016 | 17:23
Lexuar: 940 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime