E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aktiviteti, siç njofton Komuna e Gostivarit u mbështet financiarisht nga Komuna e Gostivarit.
Në Gostivar u përkujtua jeta dhe vepra e ikonës së të drejtave të njeriut, Martin Luter King Jr

Me rastin e Ditës së Martin Luter King Jr, Këshilli rinor i Komunës së Gostivarit mbrëmë në hapësirat e Këshillit Komunal organizoi eveniment për promovimin e të drejtave civile.

Me këtë rast, qëndron në kumtesën e Komunës së Gostivarit u shfaq premiera e dokumentarit të përpunuar nga Këshilli rinor kushtuar Martin Luter Kingut, të përkthyer në shqip dhe maqedonisht.

Kryetari i Këshillit Rinor, Artan Fejzuli vuri në dukje që: Martin Luter King ishte një nga liderët e lëvizjes së aktivistëve në SHBA të cilët e transformuan politikën Amerikane dhe i dhanë fund racizmit legal”. Andaj", tha Fejzuli, përkujtimi i veprës së tij është e një rëndësie të madhe.

Nënkryetarja e Këshillit rinor, Simona Llazaravo dekraroi që historia e Matrin Luter Kingut na ofron një shembull inspirues se si një qytetar i rëndomtë mund të ndikoj në ndryshimin e një komuniteti të tërë dhe t’i tejkaloj paragjykimet raciale dhe etnike.

"Martin Luter King është një shembull pozitiv sidomos për qytetin tonë ku jetojnë më tepër etnitete", shtoi Llazarova.
Në këtë eveniment që në Gostivar organizohet për herë të parë, i pranishëm ishte edhe shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, Bashkim Hasani.

"Më lejoni që fillimisht në emër të kryetarit të Komunës, Nevzat Bejta të ju dëshiroj mirëseardhje, njëherësh ta përgëzoj Këshillin Rinor për këtë aktivitet. Ndoshta në nivel lokal vepra e Martin Luter Kingut nuk ka ndonjë rëndësi shumë të madhe, por jam më se i sigurt se vepra e tij ka ndikuar në të gjithë Botën por edhe në shoqërinë tonë ku jetojmë më tepër etnitete kombëtare dhe fetare. Në qytetin e Gostivarit bashkëjetesa mes komuniteteve të ndryshme është në nivelin e duhur", tha mes tjerash Hasani.

Në realizimin e evenimentit dedikuar jetës dhe veprës së pishtarit të të drejtave të njeriut, Martin Luter King Jr, ishte i kyçur edhe vullnetari nga Korpusi i Paqes i angazhuar në administratën e Komunës së Gostivarit, Alexander Pachman, i cili në fjalimin e rastit theksoi që: “Trashëgimia e tij kryesor ishte për të siguruar përparimin në të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara, dhe ai është bërë një ikonë të drejtave të njeriut në të gjithë Botën.

Aktiviteti, siç njofton Komuna e Gostivarit u mbështet financiarisht nga Komuna e Gostivarit.
Në Gostivar u përkujtua jeta dhe vepra e ikonës së të drejtave të njeriut, Martin Luter King Jr

Publikuar: 19.01.2016 | 14:22
Lexuar: 855 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime