E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekspertët pohojnë se kanë dëshmuar se krijuesi i këtyre hartave, Tomas Heliot, e ka tejkaluar Galileo Gelileun dhe ka qenë njeriu i parë, i cili e ka vëzhguar Hënën nëpërmjet teleskopit, shkruan Bi Bi Si.
Tomas Heliot e ka hulumtuar Hėnėn para Galio Galileut







"Hartat e Hënës", të cilat i ka krijuar anglezi pak i njohur Tomas Heliot, do të ekspozohen për nder të kremtimit të vitit 2009 si Vit ndërkombëtar i astronomisë.

Ekspertët pohojnë se kanë dëshmuar se krijuesi i këtyre hartave, Tomas Heliot, e ka tejkaluar Galileo Gelileun dhe ka qenë njeriu i parë, i cili e ka vëzhguar Hënën nëpërmjet teleskopit, shkruan Bi Bi Si.

Filozofit italian ky nder i është treguar në dhjetor të vitit 1609, por disa dokumente nga arkivi në Saseksin Perëndimor tregojnë se Helioti ka vizatuar fotografi nga Hëna disa muaj më parë.

Vizatimet e Hënës Heliot, krijuar në vitin 1612 dhe 1613, siç thekson historiani i Oksfordit Alan Çepmen e shënojnë "lindjen e kartografisë moderne".

"Tomas Heliot jo vetëm se më 26 korrik të vitit 1609 ka qenë njeriu i parë i cili e ka fotografuar trupin astronomik, duke u shërbyer me teleskop, por shumë shpejtë pastaj është bërë edhe kartograf i shkëlqyer lunar", deklaroi Çempen.

"Vizatime të ngjashme nuk ka pasur në 30 vitet e ardhshme. Tragjikisht, por për këtë askush nuk e ka ditur deri para pak kohësh, prandaj Galileu i ka marrë të gjitha meritat".

Helioti ka qenë njeri i pasur, mirëpo nuk ka pretenduar për famë dhe pasuri, për dallim nga Galileu, theskon Çempen.

Harta e parë e Hënës, të cilën e ka krijuar më 26 korrik të vitit 1609, do të ekspozohet kësaj vere në Firencë, si pjesë e ekspozitës kushtuar Galileut.

Publikuar: 16.01.2009 | 11:16
Lexuar: 992 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime