E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të gjitha këto sipas tij janë bërë vetëm për passion pasiqë këtë verë makina e tij Mercedes do të del në katalogun e fabrikës si një veturë e dizajnuar special.
Tetovari që bëri motorin e mercedesit me ar (Foto)




Rilind Kurtishi jeton në Saint Gallen të Zvicrës. Ditë më parë një artikull mbi atë se si ka harxhuar 25 mijë franga vetëm për forcimin e motorit të makinës së tij Mercedes Benz C32 AMG. Sipas tij, 11.500 franga ka kushtur vetëm motori tuning i cili është punuar me shkumë ari prej 24 karat ndërsa 4 mijë franga kanë kushtuar vetëm fellnat si dhe shumë pjesë tjera që janë ekskluzive vetëm për makinën e tij ndërsa kapin shifrën prej 25 mijë franga zvicerane.

Ky artikull i botuar në ‘Tetovasot’ zgjoi shumë debat tek shqiptarët. Vet Rilindi më tej shprehet: ‘’Unë jam pronar i mercedesit me motor ari, e shoh se pas publikimit të lajmit kanë filluar njerëzit të xhelozojnë por kjo xhelozi mund të bëj personin të plotësoj mosbesimin sepse kjo shkaktohet tek individ për të ndier që Zoti nuk ka qenë i drejtë me të, ai harron tërësisht mëshirën dhe bekimet e tij. Besimtari musliman duhet të kënaqet me atë që Zoti na e ka caktuar e nuk duhet të mohojnë dhuntinë e tij. A u kanë zili atyre njerëzit për atë që Zoti u dha nga mirësia e tij?’’, shprehet mes tjerave Kurtishi i cili këtë porosi e ndanë për gjithë ata që me inat kanë komentuar këtë veprim që e ka bërë ai pasiqë është i apasionuar pas makinave luksoze.

Të gjitha këto sipas tij janë bërë vetëm për passion pasiqë këtë verë makina e tij Mercedes do të del në katalogun e fabrikës si një veturë e dizajnuar special. Makina e tij ka 485 kuaj fuqi dhe këtë vit pritet të garoj në Gjermani ndër makinat më speciale derisa cmimin e ka 67 mijë franga.
mercedes me ar
mercedes me ar

Publikuar: 19.01.2016 | 23:14
Lexuar: 596 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime