E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hanife Limani Malaj në fjalën e saj tha se këtë çmim ia dedikoj të gjitha nënave motrave dhe vëllezërve të cilët sakrifikuan për të shtrejtën liri.
Çair: Hanife Limani-Malaj -“Qytetare Nderi”
Me një ceremoni përkujtimore Komuna e Çairit nderoi jetën dhe veprën e heroit Rexhep Malaj i cili u cilësua si mësues i revulucionit.

Njëkohësisht me vendim të Këshillit Komunal bashkëshortja e heroit Rexhep Malaj ,Hanife Limani Malaj u shpall qytetare nderi e Komunës së Çairit.

Nuk ka dilema se heroi ynë për të gjithë atë që bëri për luftën e realizim të ëndrrës së tij për rezistencën e treguar për sakrificën dhe për faljen e jetës në shërbim të lirisë së popullit tonë meriton rerspektin e përhershëm – kështu u shpreh kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti i cili edhe i ndau çmimin qytetare nderi bashkëshortes së heroti Rexhep Malaj.

Hanife Limani Malaj në fjalën e saj tha se këtë çmim ia dedikoj të gjitha nënave motrave dhe vëllezërve të cilët sakrifikuan për të shtrejtën liri.

Duke folur mbi jetën dhe veprimtarinë e heroit Rexhep Malaj para të pranishmëve fjalë rasti mori edhe bashkëveprimtari i Rexhep Malajt njëherit dhe lider i BDI-së z.Ali Ahmeti, Ahmeti e vlerësoi si mësues te revulucionit heroin Rexhep Malaj.

Të pranishëm në këtë përkujtim ishin familjarë, miqë e bashkëveprimtarë nga të gjitha trojet shqiptare të heroit Rexhep Malaj. Ai u u lind në Kamenicë, më 29 mars të vitit 1951. Për shkak të veprimtarisë atdhetare, në natën e 11-12 janarit të vitit 1984, së bashku me militantin e lirisë, studentin, Nuhi Berisha, rrethohet nga policia serbe në një vendqëndrim ilegal te Kodra e Trimave në Prishtinë ku sulmeve u kundërpërgjigjet heroikisht deri në frymën e fundit./H. A./

Publikuar: 20.01.2016 | 13:31
Lexuar: 860 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime