E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me këtë investim, së bashku me Komunën e Sarajit, dëshirojmë të kontribuojmë për kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim", u shpreh ministri Ademi.
Ademi e vizitoi SHF






Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi sot së bashku me ministrin e Ekonomisë Bekim Nezirin dhe deputetin Artan Grubin, vizituan Komunën e Sarajit, me ç'rast mbikqyrën rikonstruimin e shkollës fillore "Dituria".

"Rikonstruksioni është në vlerë prej 320.000 euro, ku është paraparë, rekonstruksioni i kulmit, i dritareve dhe dyshemeve të shkollës. Deri më tani është bërë renovimi i kulmit dhe dritareve, ndërsa në vazhdim është renovimi i dyshemesë. Me këtë investim, së bashku me Komunën e Sarajit, dëshirojmë të kontribuojmë për kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim", u shpreh ministri Ademi.

Ademi, theksoi se ky nuk është investimi i vetëm në Saraj, sepse deri më tani është investuar në shkollën e re të mesme, si dhe në rikonstruksionin e sallës sportive në fshatin Radushë, ndërsa për këtë vit është paraparë të instalohet ngrohja qendrore në shkollën fillore në fshatin Sfillare të poshtme.

"Me komunën do të vazhdojmë të investojmë, me qëllim që të sigurojmë kushte më të mira për nxënësit dhe të punësuarit. Në vitin 2015 investuam në shumë komuna, por gjithashtu edhe këtë vit do të vazhdojmë me ndërtimin e shkollave të reja, rikonstruksionin e shkollave fillore dhe të mesme, si dhe ndërtimin e sallave sportive për shkolla" deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi sot së bashku me ministrin e Ekonomisë Bekim Nezirin dhe deputetin Artan Grubin, vizituan Komunën e Sarajit, me ç'rast  mbikqyrën rikonstruimin e  shkollës fillore  'Dituria'

Publikuar: 20.01.2016 | 14:26
Lexuar: 1004 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime