E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Drita e gjelbërt vezulluese vendoset për t'u dhënë informacione shtesë shoferëve, e cilat do të kontribuojë për rritjen e sigurisë në udhëkryqe me semaforë në rajonin e Qytetit të Shkupit.
Dritë e gjelbërt vezulluese në semaforët në Shkup

Shkup, 21 janar 2016 (MIA) - Në udhëkryqet e rajonin të Qytetit të Shkupit sot do të fillojë vendosja e dritave të gjelbërta vezulluese në semaforë në pajtim me Ligjin për sigurinë në komunikacionin e rrugëve.

Siç informon Qyteti i Shkupit, gjatë pesëmbëdhjetë ditëve të ardhshme, dritë e gjelbërt vezulluese do të vendoset në të gjitha semaforët në Shkup, ndërsa në terren do të punojnë ekipet e NP "Rrugë dhe rrugica".

Sipas Ligjit, drita e gjerbërt vezulluese vendoset për t'i paralajmëruar pjesëmarrësit në komunikacion se përfundon drita e gjelbër dhe kalimi i lirë dhe se do të kthehet drita e verdhë, respektivisht e kuqe.

Drita e gjelbërt vezulluese vendoset për t'u dhënë informacione shtesë shoferëve, e cilat do të kontribuojë për rritjen e sigurisë në udhëkryqe me semaforë në rajonin e Qytetit të Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit i rikujtojnë shoferët se në pajtim me Ligjin për siguri në komunikacionin e rrugëve drita e verdhë tregon ndalimin e kalimit, me përjashtim të automjeteve që në momentin kur do të paraqitet drita e verdhë janë në një distancë nga shenja e ndriçuar ku nuk mund të ndalojnë në mënyrë të sigurtë, dhe mos ta kalojnë atë shenjë.

Publikuar: 21.01.2016 | 11:21
Lexuar: 927 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime