E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I inspiruar pjesërisht nga 13 virtytet që Benjamin Franklin kishte në autobiografinë e tij, Tolstoi krijoi një listë të pafundme rregullash, në bazë të të cilave aspironte të jetonte.
Kuriozitete për Tolstoin









I lindur me emrin Lev Nikolajeviç Tolstoi në një familje aristokrate të pasur ruse në shtat të vitit 1828, Leo Tolstoi konsiderohet gjerësisht si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Pasi arriti një sukses të gjerë me veprat epike përfshi “Lufta e Paqja” dhe “Ana Karenina”, Tolstoi braktisi shumë nga rinia e tij, dhe u fokusua në çështjet shpirtërore dhe ndoqi filozofi morale, që kalonte mes jetesës së thjeshtë dhe pacifizmit, gjë që frymëzoi mijëra pasues, përfshi këtu Mahatma Gandin dhe Martin Luter Kingun.

1 – Tolstoi kërkonte vazhdimisht vetëpërmirësimin

I inspiruar pjesërisht nga 13 virtytet që Benjamin Franklin kishte në autobiografinë e tij, Tolstoi krijoi një listë të pafundme rregullash, në bazë të të cilave aspironte të jetonte.

Ndërkohë që disa dukeshin tepër normale dhe për kohën e sotme, kishte dhe raste të luftës së gjatë të Tolstoit me demonët e tij personal, siç ishin dëshira e tij për të limituar vizitat në bordello 2 herë në muaj dhe vetë-qortimet mbi varësinë ndaj kumarit.

Ai mbante një ditar për mënyrën se si e kalonte ditën dhe si kishte qëllim ta shpenzonte ditën tjetër. Ai programonte edhe kohën e të dëgjuarit muzikë si dhe kohën për të luajtur me letra.

2 – Gruaja e ndihmoi të përfundonte veprën “Lufta dhe Paqja”

Në vitin 1862, Tolstoi, 34 vjeç, u martua me 18-vjeçaren Sophia Behrs, vajza e një mjeku gjyqësor, vetëm pak javë pasi u takuan. Të njëjtin vit, Tolstoi filloi punën me veprën që mori titullin “Lufta e Paqja”, duke e përfunduar draftin e parë në vitin 1865.

Pothuajse menjëherë, Tolstoi vendosi ta rishikonte, e rishikonte, e rishikonte, dhe me Sofian që e shkruante me dorë çdo version. Për 7 vite me radhë, ajo rishkroi dorëshkrimin e plotë 8 herë, ndërkohë i dha jetë 4 fëmijëve nga 13 që pati çifti.

3 – Kisha Ortodokse Ruse e përjashtoi atë

Pas publikimit të Ana Karenina në vitin 1870, Tolstoi me të shkuar aristokratike dhe pasuri në rritje, iu nënshtrua një sërë krizash emocionale dhe shpirtërore që bënë që ai të humbte disi besimin në parimet e fesë së organizuar, duke e parë atë si të korruptuar dhe në kundështim me interpretimin e mësimeve të Jezu Krishtit.

Refuzimi i Tolstoit për ritualet fetare dhe sulmet e tij mbi rolin e shtetit, bënë që Kisha Ortodokse Ruse ta përjashtonte atë në vitin 1901.

4 – Ai inspiroi një kult dhe Gandin

Ndërsa klerikët fetarë të Rusisë dhe liderët mbretërorë shpresonin që të zvogëlonin popullaritetin e Tolstoit, ai filloi të tërhiqte përkrahës në besimin e tij të ri, që miksonte pacifizmin me anarkizmin kristian dhe përkrahte mënyrën e jetesës morale dhe fizike.

Dhjetëra “tolstoianë” u zhvendosën në tokën e autorit për të qenë më pranë liderit të tyre shpirtërore, me mijëra të tjerë që themeluan vendbanime në Rusi e mbarë botën.

Ndërsa shumë komuna nuk e patën të gjatë ekzistencën, disa mbetën operuese edhe në ditët tona. Një nga të inspiruarit më të mëdhenj të Tolstoit ishte Mahatma Gandi, që themeloi një koloni me emrin e Tolstoit në Afrikën e Jugut, dhe krijoi evolucion filozofik atje.

5 – Tolstoi dhe bashkëshortja e tij patën një nga martesat më të këqija në historinë e letërsisë

Pavarësisht tërheqjes fillestare të çiftit, dhe mbështetjes së Sofisë për veprat e tij, martesa e Tolstoit nuk ishte e qetë.

Gjërat ndryshuan kur ai e detyronte Sofinë të lexonte ditarët e tij, të mbushura me bëmat e tij seksuale paramartesore.

Ndërsa interesi i Tolstoit për çështjet shpirtërore rritej, interesi në familjen e tij zbehej, duke i lënë Sofisë në supe barrën e drejtimit të bizneseve të tyre.

Në vitin 1910, 82-vjeçari krejtësisht i palumtur ishte mërzitur me çështjet familjare.

Ai iku nga shtëpia e familjes në mes të natës me një nga bijat e tij, dhe u zhvendos në një tokë të vogël në pronësi të motrës së tij.

Pas disa vitesh në gjendje të rëndë shëndetësore, Tolstoi nuk pranoi të kthehej në shtëpi, dhe pas sëmundjes së pneumonisë, ai vdiq më 20 nëntor 1910.

Publikuar: 21.01.2016 | 11:10
Lexuar: 645 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime