E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka qenë hapja e një restoranti në Stockholm që e ka ribashkuar bandën suedeze të pop –it.
Ribashkohen pas 7 vitesh Abba








Janë padyshim një prej grupeve më të suksesshëm në historinë e muzikës, me hite që i kanë mbijetuar 5 dekadave.

Por Abba nuk janë parë më bashkë prej më shumë se 7 vitesh.

Ka qenë hapja e një restoranti në Stockholm që e ka ribashkuar bandën suedeze të pop –it.

Katërshja perfomoi disa prej hiteve të tyre më të njohura për të pranishmit, në një ambient, stil taverne greke ideuar nga ish – pjesëtari i grupit, Björn Ulvaeus.

Agnetha Fältskog, sot 65, Björn Ulvaeus, 70, Benny Andersson, 69 dhe Anni – Frid Lyngstad, 70, u panë bashkë për herë të fundit në vitin 2008, kur u shfaqën në tapetin e kuq për premierën e filmit Mamma Mia!, bazuar në muzikalin me të njëjtin titull.

Abba u themeluan në Suedi në vitin 1972 dhe kryesuan klasifikimet botërore të muzikës nga 1975 deri në 1982.

Ata fituan çmimin e parë në Eurovizion në 1974 duke i dhënë Suedisë triumfin e parë në këtë kompeticion dhe ishin grupi më i suksesshëm që ka marrë pjesë ndonjëherë më parë në këtë festival.

Abba u themeluan në Suedi në vitin 1972 dhe kryesuan klasifikimet botërore të muzikës nga 1975 deri në 1982.

Publikuar: 21.01.2016 | 12:40
Lexuar: 621 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime