Historia e fundit e spiunëve rusë alla Luftë e Ftohtë, që janë kapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fakt nuk është e para që përfshin emrat e spiunëve që i kanë shërbyer për vite me radhë, fillimisht Bashkimit Sovjetik e më pas edhe Rusisë. Ja disa nga rastet më të bujshme të shekullit.
Ethel dhe Xhulius Rozenberg
Në vitin 1950, të famshmit Rozenberg, burrë e grua, u akuzuan nga FBI për dhënie të sekreteve bërthamore amerikane, agjencive ruse të zbulimit. Kjo u vërtetua edhe në një gjyq që krijoi shumë panik për rusët. Pavarësisht dyshimeve që iu bashkëngjitën fajësisë së çiftit për akuzat e bëra, ata morën dënim kapital dhe u ekzekutuan për spiunazh në burgun e Sing Sing, në Nju Jork, më 19 korrik të vitit 1953.
Lurent Beria
Përgjegjës për disa nga komplotet brenda partisë dhe vrasjen e zhdukjen e shumë personave, Beria ishte shefi i Sigurimit të Shtetit në kohën e sundimit të Stalinit në Bashkimit Sovjetik. Si për ironi, Beria u akuza se ishte i punësuar dhe i paguar nga shërbimet sekrete britanike, menjëherë pas ekzekutimit të Rozenbergëve në vitin 1953. Në fund, edhe ai pësoi të njëjtin fat si çifti në fjalë.
Elisabeth Benltey
Në vitin 1938, ajo nisi që të spiunonte fashistët në Nju Jork për llogari të Partisë Komuniste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Sovjetik. Më pas, ajo do të kontrollonte dy grupe të ndara spiunësh në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1945, pasi u ul në detyrë në Moskë, ajo shkoi te FBI dhe dorëzoi të 100 spiunët rusë në Shtetet e Bashkuara, që çuan dhe në shkatërrimin e rrjeteve të shumta të spiunazhit.
Rudolf Abel
Njihet me pseudonimin ilegali dhe ka operuar në Shtetet e Bashkuara nga viti 1947 deri në vitin 1957, kur u zbulua pas kalimit në kampin armik të asistentit të tij, Reino Haynahen. Abel, emri i vërtetë i të cilit ishte Wiliam Genrikoviç Fisher dhe asistenti i tij, përdornin monedha boshe, ndër të tjera për të kaluar informacionin tek njerëzit të cilëve u shërbenin. Skena e tyre nisi që të binte në sy kur njëra nga monedhat në të cilën ndodhej një mesazh i koduar, aksidentalisht përfundoi në duart e një gazetashitësi në Bruklin. Pas kësaj, Abel u gjykua dhe u dënua me pesë vjet burgim, por shumë shpejt u këmbye me pilotin Gary Power dhe një amerikan student të kapur nga rusët. Kur u kthye në Bashkimin Sovjetik, Abel u prit si një hero i vërtetë dhe u nderua me çmimin Lenin.
Kim Philby
Në vitin 1941, Philby u bashkua me Inteligjencën Britanike, MI6 pavarësisht aktit se kishte punuar për shërbimin e fshehtë sovjetik që nga viti 1933. MI6 e kuptoi se ai ishte një agjent i dyfishtë në vitin 1963. Ndërkaq, ai kishte kapur majat e shërbimit sekret klandestin dhe kishte shpërndarë lart e poshtë shumë informacione të fshehta me vlerë. Philby mundi që të ikte në Moskë ku jetoi seri në fund të jetës si një hero i Bashkimit Sovjetik. Vdiq në vitin 1988.
Anthony Blunt
Anëtar i grupit famëkeq Kambrixh Five i spiunëve britanikë, pjesë e të cilit ishte gjithashtu edhe Kim Philby, Blunt dorëzoi te shërbimet sekrete sovjetike shumë informacione gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që shërbente në MI5. Në vitin 1964 u rrëfye në fshehtësi, por spiunimi i tij mbeti sekret shtetëror deri në vitin 1979, kur Kryeministrja Margaret Thaçer e zbuloi publikisht dhe Mbretëresha Elisabet II i hoqi titullin e Kalorësit
Moris dhe Lona Cohen
Të dy burrë e grua lindën në SHBA dhe nisën punën e tyre si spiunë rusë në fund të viteve 30. U detyruan që ta ndërprisnin aktivitetin e spiunazhit pas komprometimit të identiteteve të tyre. Pas disa vitesh ngritën një dyqan librash në Londër nën emrat Helen dhe Peter Kroger. U arrestuan në vitin 1961 për përfshirjen në një histori të famshme spiunazhi dhe u liruan në vitin 1969 pas një shkëmbimi me britanikun Gerald Brooke i arrestuar në Bashkimin Sovjetik. Me të mbërritur në Bashkimin Sovjetik, ata u pritën dhe jetuan si heronj dhe u morën me trajnimin e spiunëve të rinj.
Christopher Boyce
Boyce, i cili parapëlqente shumë librin e famshëm të Robert Linsdey Falkoni dhe borëbardha si dhe filmin e realizuar mbi këtë libër, u shiti informacione të klasifikuara sovjetikëve përmes një miku të tij. U arrestua në vitin 1977 në Meksikë. Pasi bëri tre vjet burg në vitin 1980, planifikoi që të grabiste një bankë dhe të shkonte në Bashkimin Sovjetik, por u kap dhe bëri burg deri në vitin 2003. Tani jeton i lirë me kusht.
Selitë
Kjo foto i përket zyrave të Komitetit të Sigurisë Shtetërore, i njohur ndryshe si KGB. Kjo agjenci e shërbimit sekret u riorganizua dy herë dhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik, u quajt Shërbimi i Sigurisë Federale të Federatës Ruse, ose FSB. Krahu i jashtëm njihet ndryshe si Shërbimi i Huaj Inteligjent me zyrat qendrore në Jasenevo të Moskës.
Aldrich Ames
Ish-agjenti i kundërzbulimit të CIA-s mori 4.6 milionë dollarë për shërbimin që i kishte ofruar Bashkimit Sovjetik. Ames kishte punuar në punë të ndryshme në agjenci që kur ishte në fakultet dhe pas mbarimit të tij, zuri punë me kohë të plotë. Për të paguar borxhet, kishte marrë në konsideratë edhe kryerjen e një grabitjeje banke, por e gjykoi si më të lehtë kalimin e informacioneve te KGB. Para se të arrestohej në vitin 1994, Ames i kishte shkaktuar një dëm shumë të madh në terren.
Robert Hansen
Në këtë foto, ai ka dalë me rastin e 20-vjetorit të punës së tij me FBI. Ai punonte në kundërinteligjencë dhe u shiti shumë informacione sovjetikëve që nga viti 1979. Ai vazhdoi që tu shiste sekrete edhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Kjo vazhdoi deri në vitin 2001, kur FBI arriti që ta kapte, ndërsa ishte duke kryer krimin dhe u arrestua menjëherë. Kur agjentët erdhën për ti vënë prangat me humor ai u tha: Sa shumë që u vonuar!
Anna Champamn
Akuzohet se është pjesë e një grupi spiunësh rusë prej 11 personash që në mënyrë të rregullt u ka kaluar informacione sekrete rusëve. Të gjithë të akuzuarit janë arrestuar në SHBA, por jo ende për akuzën për spiunazh, por për mosregjistrimin si agjentë të huaj. Disa prej tyre janë akuzuar edhe për pastrim parash. (shqip)