E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini gjatë inaugurimit të shtatores tha se Shkupi për ata që sot nuk janë gjallë ka qenë vatra e tyre.
Në Saraj u shpalos shtatorja e heroit legjendar, Isa Boletini
Nën patronazhin e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryetarit të komunës së Sarajit Bekim Murati, sot në Saraj te Sheshi i Flamurit, u vendos shtatorja e heroit legjendar shqiptar, Isa Boletini.

Në këtët manifestim, që ka të bëjë me 100 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, sipas këshillit organizativ morën pjesë familjarë të Isa Boletinit, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Vesli dhe mysafirë të tjerë nga Kosova dhe Shqipëria.

Stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini gjatë inaugurimit të shtatores tha se Shkupi për ata që sot nuk janë gjallë ka qenë vatra e tyre.

"Shpreh falënderime për gjithë ata që kanë respektuar gjyshin tim. Ju falënderojë gjithëve për respektin që na bëni si familje", u shpreh ai.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri u shpreh para mijëra shqiptarëve në Saraj se shtatorja është ngritur në kryeqytetin e shqiptarëve.

Populli shqiptar mburret me heroizmin e Isa Boletinit. Ai tha se shqiptarët duhet të bashkohen njëjtë si kanë qenë të bashkuar si më parë, rreth një ideali, ashtu siç ishte Isa Boletini.
Ndërkohë, kryetari i SHVL-UÇK-së, Fazli Veliu, i pranishëm gjatë shpalosjes së shtatores së Isa Boletinit në Saraj, tha se me vendosjen e kësaj figure Shkupi është shumë më afër Kosovës.

"Shtatorja e Isës është e treta për nga madhësia e shtatoreve shqiptare. Porosi të gjithë atyre të cilëve menduan se Saraji nuk mund të bart shtatoren e tij, por sot e dëshmoi atë që të jemi vetë prezent", tha Veliu
Ndërkaq, fjalën kryesore në këtë eveniment e pati kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Në fjalimin e tij para të pranishmëve, ai tha se Isa Boletini po qëndron "aty në atë vend ku vetë e çliroi".
"Rrugën që bëri baca Isë 100 vjet, sot arriti në Shkup. Nuk vritet ideali i Isës, sepse ai erdhi me Ademin e Hasanin të cilët do të nderohen derisa të ekzistojë shqiptaria dhe dielli...", tha kryterai i BDI-së, Ali Ahmeti.
Në Saraj u shpalos shtatorja e heroit legjendar, Isa Boletini
Në Saraj u shpalos shtatorja e heroit legjendar, Isa Boletini

Publikuar: 24.01.2016 | 14:23
Lexuar: 883 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime