E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Titulli Qyteti i kulturës ndahet për të 13-tën herë, ndërsa vitin e kaluar bartës ishte komuna e Velesit.
Dojrani - qytet i kulturës për vitin 2016


Ministria e Kulturës lidhur me konkursin e shpallur për financimin e projektit me interes kombëtar për manifestimin "Qyteti i Kulturës për vitin 2016" kumtoi se pas shqyrtimit të pesë paraqitjeve të arritura nga qytetet Manastir, Berovë, Strumicë, Dojran dhe Tetovë, ka vendosur se Dojrani, me aplikacionin e ofruar, i plotëson kushtet që të jetë kryeqendër e kulturës për vitin 2016.

Programi i Dojranit, thuhet në kumtesë, përmban spektër të gjerë të përmbajtjeve konkrete, cilësore dhe të llojllojshme nga të gjitha veprimtaritë, projekte të cilat e afimojnë kulturën dhe promovojnë vlera kulmore kulturore te popullata e re, aktivitetet të cilat e afirmojnë krijimtarinë e vendit dhe autorët e vendit, projekte të cilat nënkuptojnë bashkëpunim me artistë kulmorë dhe të cilat prezantojnë llojlloj krijimtarie.

Shpallja e Dojranit për Qytet të Kulturës për vitin 2016 do të kontribuojë për përparimin e kulturës në këtë rajon, si dhe për zhvillimin dhe afirmimin e tij në përgjighësi. Titulli Qyteti i kulturës ndahet për të 13-tën herë, ndërsa vitin e kaluar bartës ishte komuna e Velesit.

Publikuar: 25.01.2016 | 14:49
Lexuar: 767 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime