E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përfaqësuesi i Delegacinit nga BE-ja në Shkup, Lukas Holup theksoi se BE-ja i kushton rëndësi të madhe reformave të financave publike, si hap kyç në procesin parainkuadrues dhe është e gatshme ta mbështesë vendin në zbatimin e tyre.
U promovua tuining projekti për menaxhim efikas me financat publike

Qëndrueshmëri e financave publike dhe menaxhimi i tyre më efikas është qëllimi i tuining projektit të titulluar "Përforcimi i buxhetimit afatmesëm për menaxhim efikas me financat publike" që sot u promovua në Shkup.

Projekti në vlerë prej 1,1 milionë eurosh është financuar nga Bashkimi Evropian, përmes Programit nacional IPA TAIB 2011. Shfrytëzues është Ministria e Financave, ndërsa do të implementohet nga HAUS - Instituti finlandez për menaxhment publik në periudhë prej 1 dhjetorit të vitit 2015 deri më 20 nëntor të vitit 2017.

Përfaqësuesi i Delegacinit nga BE-ja në Shkup, Lukas Holup theksoi se BE-ja i kushton rëndësi të madhe reformave të financave publike, si hap kyç në procesin parainkuadrues dhe është e gatshme ta mbështesë vendin në zbatimin e tyre.

"Financat efikase dhe transparente publike mund të konsiderohen si bazë e menaxhimit të mirë me mjetet publike. Sistemi i tillë e përmirëson llogaridhënien dhe i ul rreziqet nga mashtrimi dhe nga korrupsioni. Projekti duhet të nxitë një ndryshim në procesin buxhetor nga një buxhet i bazuar në impute drejt buxhetit të kahëzuar drejt rezultateve. Sfida të cilat qëndrojnë para nesh janë sigurimi i mbështetjes së vazhdueshme politike të reformave buxhetore në mënyrë që të përshpejtohet ky proces dhe përmirësimi i përgjegjësisë fiskale dhe kapacitetit të të gjithë shfrytëzuesve buxhetorë", tha Holup.

Sipas tij, disiplina fiskale, efikasiteti dhe transparenca duhet të arrihen përmes zbatimit të strategjisë kredibile fiskale, e cila do të kahëzohet drejt uljes së rigjiditetit të buxheteve dhe rritjes së efikasitetit të shpenzimit publik.

"Reformat në financat publike kërkojnë vizion, resurse dhe elan politik, ndërsa gjendja rrjedhëse financiare dhe vështirësitë fiskale paraqesin sfida plotësuese", tha Holup.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Financave, Igor Dimitrov theksoi se përmirësimi i menaxhimit me financat publike dhe përforcimi i planifikimit afatmesëm buxhetor ishtë një nga prioritetet më të mëdha të Qeverisë së RM-së në procesin e inkuadrimit drejt BE-së. Ky projekt dyvjeçar, ndërkaq, me të cilin vazhdohet bashkëpunimi i vazhdueshëm me KE-në, mes të tjerash, duhet të mundësojë kalimin nga mënyra ekzistuese në një mënyrë të re të planifikimit afatmesëm buxhetor në pajtim me rekomandimet e BE-së.

Qëllimi kryesor i tuining projektit "Përforcimi i buxhetimit afatmesëm për menaxhim efikas me financat publike" është të sigurojë qëndrueshmëri të financave publike dhe menaxhimin e tyre më efikas. Aktivitetet në kuadër të këtij projekti do të kahëzohen drejt konstatimit të klasifikimit programor të shpenzimeve, përforcimit të kapaciteteve për planifikim afatmesëm dhe njoftim në pajtim me metodologjinë ESA, ndërkaq me qëllim të avancimit të cilësisë së shpenzimeve publike.

Projektin do ta implementojë HAUS - Instituti finlandez për menaxhment publik, për të cilin qëllim do të angazhohen ekspertë nga Finlanda, Sllovenia, Austria dhe Holanda të cilët do të bashkëpunojnë me ekspertë nga Ministria e Financave në aktivitete të shumta të cilat janë planifikuar me kornizën kohore të projektit.

Publikuar: 25.01.2016 | 18:05
Lexuar: 718 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime