E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sot ka filluar testimi ekstern për maturantët e gati të gjitha shkollave të vendit, të cilët do të testohen në dy lëndë të caktuara paraprakisht.
Tetovë:19.931 maturantë i nënshtrohen testimit ekstern









Maturantët e të gjitha shkollave të vendit nga sot deri të premten do t’i nënshtrohen testimit ekstern secili nxënës do të testohet në dy lëndë, se cilat janë ato lëndë, nxënësit do të mësojnë tre ditë para provimit,me përjashtim të disa shkollave ku u regjistruan probleme teknike, testimi ekstern ka nisur pa probleme.

Sot ka filluar testimi ekstern për maturantët e gati të gjitha shkollave të vendit, të cilët do të testohen në dy lëndë të caktuara paraprakisht.

Si rezultat i disa problemeve me sistemin kompjuterik në disa shkolla është shtyrë testimi për afro dy orë derisa u tejkalua problemi.

Në një kumtesë të MASH-it thuhet se procesi i testimit ekstern të nxënësve të viteve të fundit të arsimit të mesëm ka filluar sot dhe është zhvilluar pa pengesa, ndërsa në disa shkolla edhe ka përfunduar tërësisht.

Ndërkaq në Tetovë testimi është anuluar për të nisur në javën e parë të shkurtit.

Maturantët do të testohen në 1.662 lëndë për të cilat ishin gjeneruar dhe publikisht të kapshme 85.000 pyetje.Rezultatet e para do të publikohen më 8 shkurt, ndërsa nga data 8 deri më 10 shkurt do të zgjasë dorëzimi i ankesave./B. J./

Publikuar: 26.01.2016 | 18:03
Lexuar: 856 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime