E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ammon Bundy dhe katër të tjerë u arrestuan gjatë një ndalimi në trafik.
Kaubojsit që sfiduan shtetin amerikan
Policia amerikane thotë se ka arrestuar liderin e një grupi të armatosur, që kishte pushtuar një godinë qeveritare në Oregon, SHBA.

Megjithatë arrestimi hasi në rezistencë, gjatë së cilës vdiq një zëdhënës i grupit të armatosur dhe u plagos një tjetër.

Ammon Bundy dhe katër të tjerë u arrestuan gjatë një ndalimi në trafik.

Sipas BBC, grupi i armatosur kishte pushtuar një qendër për mbrojtjen e jetës së egër më 2 janar, në mbështetje të dy fermerëve të burgosur pasi i kishin vënë zjarrin një toke federale.

Ata thonë se qeveria ua ka marrë fermerëve këtë tokë në mënyrë të paligjshme për dekada.

Personat e arrestuar akuzohen se kanë penguar policinë në kryerjen e detyrave zyrtare, duke përdorur forcën dhe kërcënimin.

Bundy u arrestua teksa po shkonte në një takim me komunitetin, ku do ishte folësi kryesor.

Korrespondenti i BBC thotë se grupi ka fituar njëfarë simpatie mes njerëzve në Oregon.

Fermerët e kësaj zone e akuzojnë shpesh shtetin se po ndërhyn në jetën e tyre.

Megjithatë ata nuk janë shumë dakord me metodat e përdorura nga Ammon Bundy dhe ndjekësit e tij.
Kaubojsit që sfiduan shtetin amerikan
Kaubojsit që sfiduan shtetin amerikan
Kaubojsit që sfiduan shtetin amerikan
Kaubojsit që sfiduan shtetin amerikan
Kaubojsit që sfiduan shtetin amerikan

Publikuar: 27.01.2016 | 15:35
Lexuar: 613 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime