E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndryshe gjatë këtij muaji Maqedonia pati prezentim në panairin për turizëm "Vakantiebeurs" që u mbajt në qytetin Utreht të Holandës.
Oferta turistike e Mаqedonisë në Panairin e 20-të të turizmit


Oferta turistike e Maqedonisë do të jetë pjesë e Panairit të madh për turizëm "EMITT" që prej pasnesër deri më datën 31 të këtij muaji do të mbahet në Stamboll të Republikës së Turqisë.

Panairi për turizëm në Stamboll është një prej manifestimeve më të mëdha të këtij lloji në rajon, me pjesëmarrje të paralajmëruar të 4.550 subjekteve turistike prej 71 shteteve nga e mbarë bota, në mesin e së cilave Maqedonia, Argjentina, Azerbajxhani, Bahreini, Bullgaria, Brazili, Bjellorusia, Franca, Britania, Gjermania, Italia, Irani, Kroacia, India, Afrika e Jugut, Gjeorgjia, Mali i Zi, Kuvajti, Kuba, Koreja e Jugut, Maldivet, Malta, Mauriciusi, Egjipti, Mongolia, Letonia, Libani, Uzbekistani, Rusia, Sllovenia, Ishujt Sejshel, Tajlanda, Tunizia, Vietnami, Jemeni, Greqia ...

Vitin e kaluar Panairin për turizëm e kanë vizituar mbi 130 mijë vizitorë, ndërsa kjo është mundësi e mirë për prezentimin e ofertës tonë turisitke para tregut të madh turk, aq më shumë se nga viti në vit gjithnjë e më i madh është interesimi te turistët e Turqisë për Maqedoninë, të paktën si pjesë e atyre tureve rajonale turistike.

Sipas programit të Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit të Republikës së Maqedonisë, Maqedonia do të prezentohet edhe para vizitorëve të panairit për turizëm "Brussels holiday fair" që mbahet në Bruksel të Belgjikës prej më 4 deri më 8 shkurt, ndërsa oferta jonë turistike do të jetë pjesë e Panairit për turizëm "Holiday dhe spa" që prej më 11 deri më 13 shkurt do të mbahet në Sofje të Bullgarisë si edhe në Panairin për turizëm në Beograd që është caktuar prej më 18 deri më 21 muajin e ardhshëm.

Ndryshe gjatë këtij muaji Maqedonia pati prezentim në panairin për turizëm "Vakantiebeurs" që u mbajt në qytetin Utreht të Holandës.

Publikuar: 27.01.2016 | 15:01
Lexuar: 828 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime