E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tre gazetarë gjatë këtij viti janë vrarë në Rusi, si dhe në Kolumbi, ndërsa nga dy në Irak, Nepal, Tajlandë dhe Venezuelë. Nga një punonjës medial humbën jetën në Afganistan, Angolë, Banglladesh, Brazil, Bullgari, Kamerun, Qipro, Ekuador, Izrael, Kongo, Runadë, Turqi, Somali dhe Jemen.
59 koleg gazetarė kanė humbur jetėn nė 2010











Organizata joqeveritare "Pres amblem kapanj" (PEC) kumtoi se nga fillimi i këtij viti në botë kanë humbur jetën 59 gazetarë, derisa e kanë kryer punën e tyre.

Ata janë gjashtë persona më shumë se në gjysmën e parë të vitit të kaluar. Vendi më i rrezikshëm për gazetarët është Meksikoja, ku sivjet janë vrarë nëntë punonjës medial. Pastaj pasojnë Hondurasi (me tetë gazetarë të vrarë), Pakistani (gjashtë), Nigeria (katër) dhe Filipinet (katër), theksohet në raportin e organizatës së Gjenevës e cila lufton për mbrojtje më të mirë të gazetarëve në zonat konfliktuoze.

Tre gazetarë gjatë këtij viti janë vrarë në Rusi, si dhe në Kolumbi, ndërsa nga dy në Irak, Nepal, Tajlandë dhe Venezuelë. Nga një punonjës medial humbën jetën në Afganistan, Angolë, Banglladesh, Brazil, Bullgari, Kamerun, Qipro, Ekuador, Izrael, Kongo, Runadë, Turqi, Somali dhe Jemen.

"Qeveritë dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të jenë më të vendosura në parandalimin e vrasjeve dhe në dënimin e përgjegjësve", theksohet në kumtesën e REC.

Organizata shprehu brengosje edhe për arrestimin e dy gazetarëve francezë në Afganistan, si dhe për shkak kushteve të vështira të punës në disa pjesë të botës. Qoft i lehtë dheu për kolegët tanë që janë sytë dhe veshët e botës.

Publikuar: 05.07.2010 | 16:13
Lexuar: 403 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime