E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Se kjo komunikatë është politike, tregon qartë përfshirjen e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), për kinse mosinteresim ndaj këtij institucioni.
Sqarim rreth akuzave të pabaza të Lëvizjes Besa

Të mërkurën në opinion u paraqit një komunikatë e lëshuar nga dega e Lëvizjes Besa në Gostivar, rreth funksionimit të Spitalit të Gostivarit.

Kjo komunikatë nuk përmbante asgjë tjetër përveçse plasim të informatave tendencioze dhe të qëllimshme për të njollosur politikisht një Institucion shëndetësor që kujdeset për mbi 100 mijë pacientë të Gostivarit dhe vendbanimeve përreth.

Se kjo komunikatë është politike, tregon qartë përfshirjen e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI), për kinse mosinteresim ndaj këtij institucioni.

Drejtoria e Spitalit të përgjithshëm “Ferid Muradi” në Gostivar, për hire të informimit të saktë të opinionit publik, dëshiron të jep sqarime rreth këtyre akuzave të pabaza dhe politike.

Falë mbështetjes së partisë shqiptare në pushtet dhe veçmas kryetarit të Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta u mundësua që për vitin vijues kalendarik Spitalit të Gostivarit përmes Fondit për Sigurim Shëndetësor t’i ndahen 285 milion denarë, konkretisht 45.4 milion denarë më tepër se vitin paraprak. Ky është një moment historik, sepse asnjëherë Spitali i Gostivarit nuk ka pasur nivel të tillë të lartë buxhetor.

Këto mjete financiare janë të dedikuara jo vetëm për rrogat e të punësuarve por edhe për investime në aparatura dhe në infrastrukturë të Spitalit.

Sa për informatë burimore ndaj opinionit publik, njoftojmë se vetëm gjatë vitit të kaluar janë realizuar një sërë masash në drejtim të përmirësimit të kushteve, investimeve, organizimit dhe funksionimit të Spitalit.

Brenda kësaj kohe u bë ndërrimi i Sistemi të përdorimit të ushqimit, dhe tani pacientët ushqehen sipas standardeve ndërkombëtare siç është ISO Hasap dhe sistemi Hallall.

Në drejtim të përmirësimi të higjienës spitalore, u siguruan dy makina moderne bashkëkohore me kapacitete adekuate për larjen e teshave, po aq për tharjen e teshave dhe një makinë për hekurosje. Po ashtu, u siguruan edhe dy makina për larjen e sipërfaqeve të mëdha të dyshemeve. Ky investim kushtoi 2 milion denarë.

Po ashtu, u krijua depoja e re e barnatores qendrore të Spitalit sipas standardeve, dhe që ishte një problem i madh.

Ndërkohë, në kabinetin e Rëntgenit u vendos në përdorim “EHO Color Doppleri”, i ri me vlere gjithashtu afër 2 milion denarë. Për momentin, janë duke u vendosur dy gypa të ri për incizime në kabinetin e rëntgenit me vlerë prej 1,3 milion denarë.

Në kabinetin e gastroenterohepatalogjisë së shpejti do të vendosen në përdorim dy aparate të reja, gastroskopi dhe kolonoskopi, qe ky i fundit do te jete risi për Spitalin tonë dhe do të jetë një investim prej gati 2 milion denarë.

Kohë më parë u vu në përdorim edhe kompjuteri tomografik, eho-kardiografin, stres testi, respiratori, e tjerë. Janë bërë shumë rekonstruime brenda objektit, duke filluar nga reparti infektiv, reparti intensiv, ashensorët, dhe u siguran shumë aparatura të reja duke sjell shërbime të reja për pacientët.

Në vijim të disa muajve, Spitali i Gostivarit do të fiton edhe 2 aparate të anesteziologjisë të cilët do te riparohen plotësisht përmes një donacion nga Danimarka.

Sa i përket donacioneve, vlen të përmendet që Komuna e Gostivarit financoi vendosjen e derës së senzorike në hyrje të Njësisë urgjente me vlerë prej 2000 euro. Po ashtu na ndihmoi edhe në sigurimin e perdeve të mbi 50 % dritareve të Spitalit.

Duhet theksuar donacioni nga Danimarka në vitin 2013, ku Spitali i Gostivarit fitoi 50 krevate, 200 batanije, aparaturë për anestezi, konkretisht dy respirator dhe dy aparate për anestezi, llambën për operacione, pesë mikroskopë për laboratori, 25 kompjuterë, 250 karrige të adaptuara për punë të përditshme në ambulantë si dhe disa tavolina pune dhe inventar tjetër administrativ. Po këtë vit, Spitali u pajis me aparatin për diagnostikimin e sëmundjes së osteoporozës, e njohur ndryshe si sëmundja e eshtrave.

Po ashtu, shumë firma dhe persona fizik në baza vullnetare kanë kontribuar dhe kanë ndihmuar me donacione të ndryshme për Spitalin tonë.

Deri më tani kemi pasur 24 mjekë në specializim. Gjatë muajve të ardhshëm në specializim do të nisen edhe 6 mjekë. Kështu do të vazhdohet edhe në periudhën në vazhdim, me qëllim që të krijohet një ekip mjekësh sa më të profilizuar dhe sa më profesional.

Ky subjekt i papërfillshëm politik, ka përdorur disa fotografi të publikuara kohë më parë në Internet për të thurur akuza ndaj Spitalit. Kujtojmë që ato fotografi janë bërë në intervalin kohor prej datës 16 deri 17 Janar ku pati erëra të fuqishme në regjionin e Gostivarit. Si pasojë e kushteve klimatike, një pjesë e mbetjeve spitalore siç janë epruvetat, qeset e gjakut dhe gjilpëra janë shpërndarë nga kontejnerët në oborrin e Spitalit.

Do të thotë ato fotografi janë keqpërdorur kinse për të pasqyruar gjendjen momentale në Spitalin e Gostivarit.

Higjiena vazhdon të mbetet prioritet për Drejtorinë e Spitalit dhe krahas angazhimit të përditshëm të stafit tonë, lusim edhe qytetarët për kujdes më të madh në këtë drejtim, sidomos me pirjen e duhanit hedhjen e bishtave të cigareve nëpër korridore, sepse në periudha të ndryshme të ditës mund të krijohet papastërti momentale.

Janë kryer shumë investime dhe prioritet mbetet rinovimi i gjitha hapësirave të objektit spitalor. Parashtrohet pyetja, a mundet të jetë më mirë ?. Themi që po. Duke punuar çdo ditë me përkushtim dhe profesionalizëm, çdo ditë afrohemi nga ajo që duam të gjithë ne.

Ne vazhdojmë të punojmë për ta ngritur sa më lartë Spitalin që mban emrin e një personaliteti të ndritur të kombit shqiptar, nobelistit Ferid Muradi, por në asnjë mënyrë për ta keqpërdorur atë për qëllime politike.

Publikuar: 28.01.2016 | 15:11
Lexuar: 715 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime