Kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti, në lokalet e Komunës ka pritur përfaqësuesit e të gjitha shoqërive kulturoro-artistike që morën pjesë në festivalin Skupi 2010. Ai përpara pjesëmarësve në kët festival u shpreh se manifestimet e tilla janë formë e shkëlqyer , për afrimin e njerëzve me kultura të ndryshme , nga shumë vende të botës.
Të dilën në mbrëmje në sallën sportive në Saraj ka përfunduar festivali tradicional , ndërkombëtarë Skupi 2010. Komuna e Sarajit si nikoqire e këtij manifestimi , organizoi darkën , piknin në Matkë dhe shpërblime për të gjithë pjesëmarësit në këtë festival .
Kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti, në lokalet e Komunës ka pritur përfaqësuesit e të gjitha shoqërive kulturoro-artistike që morën pjesë në festivalin Skupi 2010. Ai përpara pjesëmarësve në kët festival u shpreh se manifestimet e tilla janë formë e shkëlqyer , për afrimin e njerëzve me kultura të ndryshme , nga shumë vende të botës.
Ai ka premtuar se dyert e Komunës që drejton ai çdoherë do jenë të hapura për aktivitetet kulturore. Synimi ynë nuk është që të mbetemi këtu , shpresojmë se do të arijmë që vitin e ardhshëm , Komuna jonë të organizojë një festival në të cilin do të marin pjesë më shumë vende nga Evropa dhe më gjër,ka thënë Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.
Festivali tradicional i katërti me radhë Skupi 2010, filloi më 2 korik , në Komunën e Çairit, ndërsa përfundoi të dielën më 4 korrik në mbrëmje në Komunën e Sarajit.Në këtë festival morën pjesë dhjetë shoqëri kulturoro-artistike , nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bullgaria dhe Turqia