E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bik Ndoja e ka të vështirë të flasë për gruan dhe boshllëkun e madh që ajo i ka lënë që kur është ndarë nga jeta.
Histori personale - Bik Ndoja









Bik Ndoja, këngëtari i muzikës popullore shkodrane në intervistën e fundit të tij, ka ndarë me ne një pjesë të jetës, ku dashuria për bashkëshorten dhe këngën zënë një vend të madh.

Bik Ndoja e ka të vështirë të flasë për gruan dhe boshllëkun e madh që ajo i ka lënë që kur është ndarë nga jeta.

90-vjeçari, i cili ka mësuar në mënyrë autodidakte të këndojë që në vegjëli duke u kthyer në një nga zërat më të bukur të jareve shkodrane, risjellë në kujtesë ditët e tij të fëmijërisë, atëherë kur ai nga muri i shtëpisë, në lagjen “Rus i vogël" në Shkodër përgjonte fqinjen e tij që këndonte.

Pasi përfundoi gjimnazin "Jordan Misja" e më pas vijoi ushtrinë, Ludovik Ndoj Gjergji u pagëzua nga njerëzit me emrin Bik Ndoja. Zëri dhe këngët e tij ishin të dashura jo vetëm për shkodranët.

Profesioni i paracaktuar i Bik Ndojes ishte rrobaqepësia. Por, ai shkëlqente në muzikë. Ftesat që ai të ishte pjesë e dasmave shkodrane ishin të shumta dhe Biku, ashtu si e thërrisnin miqtë, rrallë herë refuzonte të shkonte .

Kënga ka sjellë gëzim në jetën e Bik Ndojës, i cili u rrit pa ngrohtësinë dhe kujdesjen e nënës e cila u nda nga jeta kur ai ishte vetëm 9-vjeç. Për 70 vite me radhë, Biku këndoi jashtë dhe brenda vendit një repertor të gjatë të këngëve popullore.

Në vitin 1969 atij iu dha titulli “Artist i merituar”. Më pas ai është vlerësuar me një sërë titujsh që dëshmojnë rolin e tij të madh në ngritjen e muzikës popullore shkodrane.

/ Top Channel

Publikuar: 01.02.2016 | 12:07
Lexuar: 675 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime