E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë këtij takimi do të diskutohet mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit mes dy vendeve.
Maqedonia dhe Bullgaria do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e turizmit







Në delegacionin bullgar, të kryesuar nga ministrja Angellkova, marrin pjesë edhe përfaqësues të industrisë së turizmit dhe kryetarët e komunave Sandanski, Smoljan, Blagoevgrad, Bansko, Çepelare

Nesër, e martë (02.02.2016) në orën 11.00, Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë (Salla bilaterale) do të jetë nikoqir i një delegacion qeveritar nga Republika e Bullgarisë, i udhëhequr nga Ministrja e Turizmit Nikolina Angelkova.

Gjatë këtij takimi do të diskutohet mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit mes dy vendeve.

"Në delegacionin bullgar, të kryesuar nga ministrja Angellkova, marrin pjesë edhe përfaqësues të industrisë së turizmit dhe kryetarët e komunave Sandanski, Smoljan, Blagoevgrad, Bansko, Çepelare ndërsa në delegacionin nga Maqedonia, të cilin e kryeson ministri Neziri marrin pjesë kryetari i Shkupit, Çairit, Tetovës, Ohrit, Krushevës, Mavrovës e Rostushës, drejtoresha e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, si dhe përfaqësues të organizatave turistike dhe të shoqatave të biznesit", njofton Ministia e Ekonomisë.

Publikuar: 01.02.2016 | 17:37
Lexuar: 653 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime