E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga ana tjetër edhe drejtorët e shkollave tekstile dhe gjimnazit në Tetovë kanë pohuar se procesi i mbajtjes së testimit ekstern po zhvillohet normalisht dhe papengesa.
Tetovë & Kërçovë: Testimi ekstern pa probleme












2160 maturantë të Tetovës dhe 525 të Kërçovës sot i janë nënshtruar testimit ekstern.

Testimi në Tetovë u anulua për shkak të orëve të humbura nga pushimi i detyrueshëm si pasojë e ndotjes, ndërkaq në Kërçovës për shkak të problemeve me nxemjet.

Javën që shkoi procesi i testimit ekstern ka kaluar me sukses, të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e mëparshme të bëra rreth formulimit të pytjeve janë tejkaluar, është shprehur për Televizionin Art zëvendësministri i Arsimit Safet Neziri.

Ai më tej theksoi se testimi i cili nuk ishte realizuar në dy qytetet Tetovë dhe Kërçovë, sot po zhvillohet normalisht.

Nga ana tjetër edhe drejtorët e shkollave tekstile dhe gjimnazit në Tetovë kanë pohuar se procesi i mbajtjes së testimit ekstern po zhvillohet normalisht dhe papengesa.

19.931 maturantë në Republikën e Maqedonisë këtë vit i nënshtrohen këtij testimi në 1.662 lëndë.

Sipas zëvendësministrit Neziri, pas publikimit të rezultateve, cdo nxënës ka të drejtën e ankesës në lidhje me testimin dhe të njejtat do të merren parasyshë nga ana e tyre. /L. Ameti/

Publikuar: 02.02.2016 | 11:43
Lexuar: 733 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime