E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekipi nga Instituti çek i egjiptologjisë ka zbuluar vitin e kaluar varrin e mbretëreshës së vjetër Khentkaus III, e cili ishte e martuar me Faraonin Neferefre.
Zbulimi i varrit të Mbretëreshës Egjiptiane sjell një parashikim të frikshëm për Fundin e Botës
Arkeologët që kanë qenë duke bërë kërkime te vendi i varrimit të një familje të lashtë egjiptian mbretërore pretendojnë se kanë zbuluar një “vrimë të zezë” të historisë botërore.

Tani ata thonë se një fatkeqësi e rëndë natyrore mund të godasë dhe të shkatërrojë tokën, për shkak të një ngjashmërie të fortë mes të tashmes dhe të kaluarës.

Ekipi nga Instituti çek i egjiptologjisë ka zbuluar vitin e kaluar varrin e mbretëreshës së vjetër Khentkaus III, e cili ishte e martuar me Faraonin Neferefre.

Ata thonë se mbetjet e “Nënës Mbretëreshë” shfaqin disa fraktura në kafnë e saj, që nuk janë rezultat i një vrsjeje, por nga pakujdesia e gjahtarëve të varreve.

Tani ata janë duke analizuar mbetjet dhe thonë se elemente të jetës së tyre 4.500 vjet më parë, kanë ngjashmëri befasuese me jetën në tokë sot.

Sipas studiuesve, Egjipti ishte tepër i begatë, kur Khentkaus III ishte gjallë.

Por brenda dy shekujve pas vdekjes së saj, Nili u tha dhe ndryshimi i klimës e shkatërroi plotësisht mbretërinë, duke çuar në shpërbërjen e shtetit.

Ekspertët besojnë se e njëjta gjë mund të ndodhë në të ardhmen e afërt me rritjen e ndikimit të ndryshimeve klimatike.

Publikuar: 03.02.2016 | 11:46
Lexuar: 595 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime