E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Spektakli i përvitshëm përfshin edhe një paradë e konkurs bukurie, ku pjesëmarrëset vishen me kostumet tradicionale, që zbresin nga kulla e këmbanës në Bazilikën e Shën Markut.
Sheshi “Shën Marko”, karnavalet në Venecia, turistët e huaj pjesë e festimeve
Sheshi “Shën Markos” në Venecia është tejmbushur nga mijëra vetë, banorë vendas por edhe turistë të huaj, të maskuar e të veshur me kostume tradicionale teksa në qytet vijon festa e karnavaleve. Ata shijuan karnavalet nën temën: “Fluturimi i ëngjëllit”.

Spektakli i përvitshëm përfshin edhe një paradë e konkurs bukurie, ku pjesëmarrëset vishen me kostumet tradicionale, që zbresin nga kulla e këmbanës në Bazilikën e Shën Markut.

Në qytetin turistik, karnavalet zgjasin për plot 17 ditë. Në këtë periudhë të vitit, Venecia puashtohet nga mijëra turistë të huaj nga përqark Italia por edhe nga e mbarë bota.

Megjithatë karnavalet këtë vit janë organizuar nën masa të rrepta sigurie. Policia ka kryer edhe kontrolle nëpër çanta personale ndërsa i ka kërkuar pjesëmarrësve, vendas dhe të huaj, që në disa zona të qytetit ti heqin maskat.

Banorja e Venecias, Paola Simionato pranoi se është pak e shqetësuar rreth sigurisë në vend.

“Ata kanë përhapur terror, panik dhe ne po luftojmë kundër kësaj gjendjeje” tha ajo.

Karnavalet e Venecias janë karnavalet më të vjetra në borë. Ato nisën shekuj më parë dhe në fillim festoheshin për 40 ditë.

Përdorimi i maskës në Venecia ka një origjinë historike, që prej shekullit të 18-të, ku maskat përdoreshin vetëm me qëllim për të mbetur anonim, teksa votonin në këshill.

Ndërsa sot karnavalet janë vërtet moderne, ku organizohen ballo gjigande e të mahnitshme me maska, ndërsa mbi gondola organizohet koncerte dhe spektakle.

Gelsomino Pomelari nga Vicenza, pranë Venecia, ka zgjedhur të kthehet pas në kohë me kostumin e tij.

“Atmosfera është e jashtëzakonshme, mund të bashkohesh me këtë traditë, edhe me kostumet e vjetra. Unë dua të jem një gentlemen nga e kaluara”, tha ai.

Karnavalet nxisin edhe më shumë turizmin në qytet në këtë periudhë të vitit, që tradicionalisht tërheq më shumë vizitorë se në asnjë vend tjetër të botës, më shumë se për pashkët dhe krishtlindjet.

“Vi këtu sepse karnavalet e Venecias janë më të mëdhatë në Europë. Është shumë fantastike dhe mendoj se të jesh këtu është shumë bukur”, tha vizitori gjerman, Mike Schmidt.

Tema e karnavaleve të vitit 2016 është “Prezantimi i artit dhe traditës”. Organizatorët thonë se karnavalet shërbejnë si një lloj skene gjigande ku arti, tregtia dhe tradita bëhen protagonistë të historisë veneciane.

Sot karnavalet zgjasin për ditë me rradhë dhe shoqërohen me bankete, muzikë dhe vallëzim, përgjatë rrugëve dhe kanaleve të famshme.
Këtë vit, karnavalet do të zgjasin deri më 9 shkurt.

Publikuar: 03.02.2016 | 12:24
Lexuar: 1446 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime