E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përndryshe nuk është hera e parë që Arifi e sjell Tetovën në qendër të vëmendjes ndërkombtare.
Komuna e Tetovës nikoqire e projektit ''Power'' që mbështetet nga BE











Në kuadër të projektit POWER "European network of Women Mayors for Equal Opportunities in Citizens Life" (Rrjeti evropjan i kryetarëve femra të komunave për mundësi të barabarta në jetën e qytetarit), të mbështetur nga Programi Evropa për Qytetarë (Europe for Citizens), Komuna e Tetovës sot ishte nikoqire e këtij projekti, si njëra ndër 5 antarët e kësaj bashkësie të komunave të cilat participojnë. Ky projekt do të mbahet nga data 03.02.2016 deri më 05.02.2016. Mysafirë janë delegacionet nga Pollina, Italia, nga Cuidad Real, Spanjë, nga Blagoevgrad, Bulgari, Labin, dhe Kroaci.

Kryetarja e Komunës së Tetovës znj.Teuta Arifi iu uroi mirëseardhjen mysafirëve, njëkohësishtë i njoftoi dhe informoi ata, për institucionin të cilin ajo drejton, si dhe bëri një rezyme të përgjithshme për qytetin e Tetovës, i cili është një qytet i dyti për nga rëndësia në Republikën e Maqedonisë dhe kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë.
Përndryshe nuk është hera e parë që Arifi e sjell Tetovën në qendër të vëmendjes ndërkombtare.
komuna e tetoves
komuna e tetoves

Publikuar: 03.02.2016 | 16:54
Lexuar: 906 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime