Në një konferencë për shtyp që u zhvillua në qendër të qytetit, opinioni është njoftuar me informacionet e para të organizimit të festivalit me karakter internacional që për herë të parë do të mbahet në Pejë, "SHQIP FILM FEST".
Nënkryetari i Komunës së Pejës, Shefqet Ukaj, para mediave ka bërë të ditur se nikoqir i festivalit do të jetë Komuna e Pejës bashkë me qytetarët,duke theksuar rëndësinë e këtij festivalit tha; Është nderë i veçantë që qyteti me shumë tradita, qyteti i aktorit të madh të ndjerë Faruk Begolli, është mikpritës i këtij festivali me karakter ndërkombëtar dhe i tërë ky edicion përveç tjerash do ti dedikohet veprimtarisë dhe jetës së aktorit pejanë Faruk Begolli. Na gëzon fakti se ky festival në qytetin tonë ndodhë në kohën e ardhjes së diasporës kështu që të gjithë do të kënaqemi me artin filmik, ka thënë në mes tjerash nënkryetari i Pejës, Shefqet Uka.
Udhëheqës të projektit të këtij festivali kanë folur për veçorit dhe rëndësinë e këtij festivali madhor për Pejën dhe Kosovën: Nga data 15 deri më 20 korrik sa do të zgjasë festivali, do të garojnë me filma 21 shtete të Botës dhe kjo është një privilegj i veçantë për Pejën e Kosovën. Nuk dyshojmë në efektet pozitive të festivalit dhe neve na mbetet të punojmë për ta bërë tradicional, është shprehur Naser Rafuna, Drejtor i Festivalit "SHQIP FILM FEST" po ashtu tha se; ky festival është një mundësi e mirë për inkorpurimin e vlerave tona kulturore në mesin atyre evropiane dhe me gjerë, nga se, ne bashkëpunojmë edhe më festivale të tjera internacionale.
Festivali do të filloi me 15 korrik dhe do të shënoi përmbylljen me 20 korrik në të cilin do të marrin pjesë në konkurrencë filma nga disa vende të Botës. Ndër sponsorët dhe mbështetësit e shumtë të këtij festivali është edhe korporata Dukagjini.