E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Hajria çdo herë me shpresë e vullnet rrezatonte dashuri e mirësi, këtë e pati deri në fund, nuk u gjunjëzua kurrë. Asnjë vështirësi në jetë nuk i vodhi buzëqeshjen, edhe në momentet më të vështira. Ngrohtësinë dhe dashurinë që na dhurove, do e kemi dhuratë e dashuri deri në amshim, se dashuria për ty ishte kopsht lulesh që lulëzonte në çdo stinë të shpirtit”- u shpreh Sadije Aliti,
Akademi përkujtimore për njëvjetorin e vdekjes së Hajrie Misimit
Akademi përkujtimore



Ishdeputjeta e BDI-së, Hajrie Misimi, u përkujtua me një akademi në një-vjetorin e ndarjes nga jeta. Akademia përkujtimore u organizua nga kryetari i Komunës së Tearcës Isen Asani ku morën pjesë nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë Rafis Haliti, deputetët dhe funksionarë partiak, miq e familjarë të Hajrie Misimit nga Kosova dhe Maqedonia.

“Hajria çdo herë me shpresë e vullnet rrezatonte dashuri e mirësi, këtë e pati deri në fund, nuk u gjunjëzua kurrë. Asnjë vështirësi në jetë nuk i vodhi buzëqeshjen, edhe në momentet më të vështira. Ngrohtësinë dhe dashurinë që na dhurove, do e kemi dhuratë e dashuri deri në amshim, se dashuria për ty ishte kopsht lulesh që lulëzonte në çdo stinë të shpirtit”- u shpreh Sadije Aliti, moderatorë e kësaj akademie përkujtimore.

Kryetari i komunës së Tearcës, Isen Asani, theksoi se Hajria dha një kontribut të madh për arsimimin e gjeneratave të reja, si mësimdhënëse dhe një kontribut të rëndësishëm për shoqërinë në përgjithësi.
Në emër të Forumit të gruas të BDI-së, Ajshe Selmani, prezantoi një biografi për jetën dhe veprën e të ndjerës. “Duke u kthyer një vit pas, jemi të mbushur me nostalgji, natyrisht, por gjithmonë krenarë që patëm një mike me zemër të dlirë e me shpirt të madh, ndonëse muaji shkurt, shkurtoi edhe jetën e Hajries, ai nuk do të arrijë dot të shkurtojë dhimbjen, dashurinë e mallin për të”- u shpreh Ajshe Selmani.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe deputetja në Parlamentin e Mqedonisë, njëhërit edhe bashkëveprimtare politike në kohën kur edhe Hajria ishte deputete, Vjollca Memeti-Nuredini. “Sa herë që duhet të marrësh shembull për një shoqe të vërtetë, Hajria është aty. Sa herë që duhet të marrësh shembull për një grua që dëshironte të bëje lëvizje përpara në shoqëri, Hajria është aty. Sa herë që duhet të marrësh shembull për person që kryen me përgjegjësi dhe përpikëri detyrat e saj, Hajria është aty. Dhe sa herë që duhet të marrësh shembull për një Zonjë, bashkëshorte, nënë, motër, nuse të mirë, Hajria gjithsesi është aty”-tha ajo.

Në emër të familjarëve para të pranishmëve foli motra, Arzije Rashidi, duje shtuar se Hajria ishte inspirim, ishte një njeri i përsosur, ishte atje ku duhej dhe si duhej, dhuroj shumë nga vetja, na mësoi të duam, të durojmë e ti gëzohemi çdo gjëje, por ne nuk mund të mësohemi dot pa të.

Të rrahurat e zemrës u ndalën, pushuan së rrahuri në momentet më të mira të jetës, kur të gjithë prisnin dashurinë dhe kujdesin, fjalët modestia, respekti dhe dashuria ndaj njerëzve ngelet në mesin e atyre që e deshën më shumë. Në varrezat e fshatit Sllatinë u bënë homazh te varri i saj.

Publikuar: 05.02.2016 | 18:13
Lexuar: 1097 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime