E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Biles edhe ofendime, gjer aty sa tentonin të dekurajojnë masën shqiptare për të mos besiar dhe përkahur ushtarët e lirisë dhe misionin e tyre te shenjtë.
Bashkë realizojmë...










Artin Spahiu

Bashkimi Demokratik për Integrim, si pasuese e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që në 2001-n gjatë luftës, përveç kundërshtarëve tradicionalë sllavë, fatkeqësisht kundërshtarë kishte edhe në mesin e shqiptarëve.

Edhe ne atë kohe kritikat për ushtarët e lirisë dhe për UÇK-në nuk munguan. Biles edhe ofendime, gjer aty sa tentonin të dekurajojnë masën shqiptare për të mos besiar dhe përkahur ushtarët e lirisë dhe misionin e tyre te shenjtë.

Që ateherë dhe pastaj me formimin e BDI-së, gojët e liga dhe shitura nuk u ndalën së kritikuar BDI-në. Vend e pa vend godasin! Ata janë shënderuar tanimë ne autoparlanta të djallit dhe prirja e tyre është që BDI të shahet, të kritikohet, edhe në punët pozitive.

Misioni i tyre nuk është ashtu si shiten, se gjeja në shërbim të të qytetarëve, por misionini tyre është zbehja e fuqisë së BDI-së. Ata BDI-ne do ta shajne edhe nëse do të kishte ndërtuar Eldoradon.

Te shtytur nga qarqe dashakeqe antishqiptare, ata ne çdo cikel zgjedhor tentonin te inkurajojnë struktura dhe figura për të krijuar parti për të përcare votën shqiptare dhe për të defaktorizuar fuqinë e vertetë te shqiptarëve.

Ajo që ndodhi në 2011-n me DR-në e Imer Selmanit dhe 2014-n me RDK e Rufi Osmanit, hupjen e një numri te konsiderueshëm votash, ishte një fakt që duhej të na vetëdijësonte ne shqiptarëve që mos përçajmë votēn, dhe jo siç po ndodh tani me krijimin e disa partive dhe riaktivizimin e disa parti-individë të "vdekura" që aktivizohen në bazë të nevojave dhe qëllimeve që kanë strukturat te huaja në dëm të të shqiptarëve.

Rruana o Zot, po behemi gazi i botës!

Mirëpo, pamarreparasysh të gjitha tentimeve për të goditur pandershmerisht BDI-në në misionin e saj, BDI dhe lideri i saj Ali Ahmeti nuk po dekurajohen.

Përkundrazi, dëshira dhe elani pë të qenë ne krye të detyrave është shtuar. Përkrahja nga populli i ndershëm se vjen e ritet. Materializimi i qëllimeve në shërbim të mirëqenies së shqiptarëve ngelet prioritet i veprimtarisë se BDI-së.

Sot BDI del faqebardhë para qytetarëve për të arriturat që ata kanë bërë ne te gjitha sferat e jetës. Sot BDI po raporton ballëhapur para çdo qytetari shqiptar, pasi është partia vula e së cilës qëndron në çdo të arritur dhe projekt shqiptar.

BDI është partia e vetme që për partner ka popullin dhe direktivat e saja i merr nga populli. BDI ështe forca që bëri realite ëndrrat shekullore të shqiptarëve.

BDI ështe forca që ne çdo moment kokëlartë zbarkon në komunikim me pupullin për të treguar se cfarë bashkarisht kemi realizuar dhe do të realizojmë në të ardhmen.

Edhe pse janë bërë shumë punë, BDI është e bindur se ka edhe shumë për të bërë. Punët e bëra gjer tani nga BDI janë garanca më e madhe për një të ardhme të suksesshme.

Prandaj, edhe në zgjedhjet a ardhëshme, qytetari do të vlerësojë të kaluarën, punët e bëra në shërbim të vetes. Qytetari do të vlerësojë partneritetin e së kaluarës me BDI-në, duke i dhënë mbështetjen që edhe në të ardhmen të gjithë bashkë te realizojmë punët në të mirë të pergjithëshme.

Publikuar: 09.02.2016 | 13:52
Lexuar: 882 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime