E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky projekt do të implementohet për here të pare në shkollën Woodrow Wilson.
Shkolla

Sot, në shkollën "Woodrow Wilson", në praninë e Guvernatorit të Bankës Popullore të R.M, z. Dimitar Bogov dhe Drejtoreshës së Bordit të Shkollës Woodrow Wilson, znj Elita Masha, u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në fushën e edukimit social dhe financiar.

Duke pasur parasysh përvojën pozitive të bashkëpunimit mes Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë dhe "Aflatun" lidhur me këtë program, shkolla Woodrow Wilson, Banka Popullore e Maqedonisë dhe "Aflatun" ranë dakord për të zbatuar një pilot program për edukimin social dhe financiar nga klasa e parë e shkollës fillore, për herë të parë në Maqedoni.

Qëllimi i implementimit të edukimit social dhe financiar përmes "Aflatun", është ngritja e vetëdijes dhe rritja e aftësive dhe potencialit tek fëmijët që nga mosha e re që përmes edukimit të tyre financiar, të arrihet përmisimi i kushteve sociale, ekologjike dhe ekonomike, duke e bërë botën një vend më të mire për jetesë.

Ky projekt do të implementohet për here të pare në shkollën Woodrow Wilson.

Shkolla Wilson për këtë qëllim përgatiti staf, pajisje dhe hapësirë për nxënësit e klasës së pare të shkollës fillore. Ky projekt do të përkrahet nga Banka Popullore e R.M dhe "Aflatun", përmes këshillave, trajnimeve dhe materialve.
Shkolla 'Woodrow Wilson', Banka Popullore e Maqedonisë dhe 'Aflatun' nënshkruajtën marrëveshje për edukim financiar nga një moshë e re
Shkolla 'Woodrow Wilson', Banka Popullore e Maqedonisë dhe 'Aflatun' nënshkruajtën marrëveshje për edukim financiar nga një moshë e re

Publikuar: 10.02.2016 | 13:33
Lexuar: 1081 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime