E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Komunës ndërkaq e informoi mysafirin me zhvillimet e fundit në vend, i shpalosi një sërë projektesh të cilat janë në zhvillim e sipër ndërsa u fol edhe për planet zhvillimore në të ardhmen.
Mexhiti në një takim pune priti teologun Zekirija Idrizi
Sot, Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti në një takim miqësor dhe punues priti Zekirija Idrizin, teolog, veprimtar i dalluar, krijues dhe autor i veprave të shumta i cili jeton dhe vepron në Berlin të Gjermanisë.

I lindur dhe i rritur në lagjen e Dizhonit, z.Idrizi kishte njohuri të theksuara për realitetet e këtushme ndërsa interesim të veçantë tregoi për zhvillimet aktuale në fusha të ndryshme, duke filluar prej aktiviteteve të cilat janë në proces të përhershëm të avansimit si në arsim, kulturë, zhvillimin infrastrukturor si dhe deri te ngritja dhe avansimi i mëtutjeshëm i standardit të qytetarëve të Çairit.

Kryetari i Komunës ndërkaq e informoi mysafirin me zhvillimet e fundit në vend, i shpalosi një sërë projektesh të cilat janë në zhvillim e sipër ndërsa u fol edhe për planet zhvillimore në të ardhmen.

Në fund të takimit në shenjë mirënjohjeje, Kryetari Mexhiti i dhuroi z.Izdrizi punim artistik me portretin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Publikuar: 10.02.2016 | 14:43
Lexuar: 1205 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime