E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Unë edhe një herë në emër të Komunës së Gostivarit dhe qytetarëve të saj, dëshiroj të falënderoj Unionin Evropian për mbështetjen të cilën na japin drejt zhvillimit tonë”, shtoi Bejta.
U realizua Konferenca përmbyllëse e projektit për Bashkëpunim ndërkufitar mes Gostivarit dhe Korçës



Komuna e Gostivarit, Karriera Ime dhe Qendra për Zhvillim Malor Shkup në mjediset e Këshillit të Komunës së Gostivarit, realizuan konferencën përmbyllëse në suaza të projektit “Zhvillimi i prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike të rajoneve të Gostivarit dhe Korçës”, projekt për bashkëpunim ndërkufitar është financuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë konferencë ku u pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i Delegacionit të Unionit Evropian në Shkup, Martin Klauke kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta theksoi që qëllimi i përgjithshëm i projektit ishte rritja e zhvillimit ekonomik të Komunës së Gostivarit përmes krijimit të kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, investimit në burimet njerëzore, intervenimeve të vogla në infrastrukturë dhe themelimin e sistemit për funksionim të integruar të gjithë aktorëve lidhur me turizmin.

“Përmes këtij projekti u shënjëzuan rreth 115 km shtigje malore dhe rekreative në Malin e Thatë dhe në Malin Sharr të cilat janë shtigje për ecje, shtigje për çiklizëm malor, si dhe shtigje tematike nëpërmjet të cilave do të promovohen vlerat e bashkësive lokale dhe shtigje tematike për promovim të biodiversitetit të pasur në rrethinën e komunë”, tha mes tjerash kryetari Bejta, duke shtuar që në suaza të projektit u përgatit një Libër udhëzues për promovimin e turizmit në regjionin e Gostivarit, ku u përfshinë të gjitha vendet dhe objektet me rëndësi kulturo-historike si dhe pasurit natyrore të regjionit të Gostivarit.

“Unë edhe një herë në emër të Komunës së Gostivarit dhe qytetarëve të saj, dëshiroj të falënderoj Unionin Evropian për mbështetjen të cilën na japin drejt zhvillimit tonë”, shtoi Bejta.

Përfaqësuesi i Delegacionit të Unionit Evropian në Shkup, Martin Klauke përgëzoi Komunën e Gostivarit për punën e suksesshme të treguar në realizimin e projektit, duke nënvizuar mënyrën profesionale në menaxhimin e aktiviteteve të parapara në projekt.

“Jam i sigurt se Komuna e Gostivarit ka shumë potenciale, ka një natyrë shumë të bukur që të mund të promovohet si destinacion turistik malor.

Janë shtigjet e ndërtuara nga ky projekt, dhe përmes këtyre do të mund të tërhiqni jo vetëm vizitorë nga Maqedonia por edhe turistë ndërkombëtar”, tha Klauke duke inkurajuar Komunën e Gostivarit të aplikon edhe më tej me projekte të kësaj natyre, dhe duke nënvizuar se në vijim do të realizohet një projekt i madh për promovimin e turizmit.

Gjatë konferencës, prezantimin e arritjeve të projektit e bëri Gramoz Shabani, menaxher i projektit, i cili në detale përshkroi rrjedhën e gjitha aktiviteteve. Në suaza të projektit, Shabani njoftoi se u realizuan edhe tre vizita studimore në Bashkinë e Korçës.

Me këtë rast, përvojat e tyre nga projekti bënë udhëheqësit malor dhe nxënësit pjesëmarrës në punën praktike, ndërkohë që drejtuesve të Shkollës së Mesme Ekonomike Komunale, kryetari Nevzat Bejtua u ndau një tabelë informative që do të shërben për mësim të modernizuar në shkollën përkatëse.

Kjo shkollë ishte e kyçur drejtpërdrejt në këtë projekt dhe u organizuan katër trajnime dyditore për më se 100 nxënës të kësaj shkolle, ndërsa 13 profesoresha u pajisen me certifikata për Këshilltarë karriere.

Për fund, drejtuesit e Projektit dhe Komuna e Gostivarit organizuan një koktej rasti për pjesëmarrësit në Konferencë, ndërkaq u promovua edhe libri udhëzues për promovimin e turizmit në regjionin e Gostivarit.

Projekti u realizua me mjetet e siguruara nga IPA Fondet e Unionit Evropian (UE) për bashkëpunim ndërkufitar, Ministria e Pushtetit Lokal dhe Komuna e Gostivarit. Për projektin për Zhvillimi të prodhimeve të integruara turistike për rritje të qëndrueshme ekonomike në regjionet e Gostivarit dhe Korçës, u siguruan 275.000 euro nga institucionet e lartpërmendura.
U realizua Konferenca përmbyllëse e projektit për Bashkëpunim ndërkufitar mes Gostivarit dhe Korçës
U realizua Konferenca përmbyllëse e projektit për Bashkëpunim ndërkufitar mes Gostivarit dhe Korçës

Publikuar: 11.02.2016 | 16:32
Lexuar: 679 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime