E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Organizimi i punës së kësaj poste bëhet në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë dhe Qendrës për kontroll teknik “ VIA”.
Posta e Maqedonisë edhe në Saraj





Sot drejtori i përgjithshëm i Postë së Maqedonisë, z. Faadis Rexhepi, në përcjellje të bashkëpunëtorëve të vet nga drejtoria dhe stafi udhëheqës nga Njësia rajonale Shkupi 1, ishin të pranishëm në fillimin e punëve të Postës së kontraktuar, në kuadër të Qendrës për kontroll teknik “VIA” në Saraj.

Me këtë rast drejtori Rexhepi theksoi: “Në vazhdën e planeve tona sot realizojmë një ndër aktivitetet që kanë të bëjnë direkt me ngritjen e cilësisë së shërbimeve postare dhe zgjerimin e rrjetit postar, që qytetareve t’u mundësojmë në mënyrë sa më të lehtë t’i shfrytëzojnë shërbimet e Postës së Maqedonisë.

Në kuadër të Qendrës për kontroll teknik “VIA”, që funksionon në zonën industriale në Saraj, e që njëherësh është në rrugën që i lidhë fshatrat e Dërvenit me vendbanimin Saraj, filloi me punë Posta e Kontraktuar.

Gjithashtu banorët dhe bizneset e këtij rajoni pa asnjëfarë kufizimi do mundet t’i shfrytëzojnë shërbimet postare dhe ato të qarkullimit pagesor në këtë postë.

Me këtë veprim Posta e Maqedonisë edhe njëherë dëshmon se është pranë shfrytëzuesve të vet dhe bizneseve me qëllim të plotësimit të nevojave të tyre, duke ofruar në këtë mënyrë mbështetje për zhvillim të bizneseve.

Organizimi i punës së kësaj poste bëhet në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë dhe Qendrës për kontroll teknik “ VIA”.
 Posta e Maqedonisë edhe në Saraj

Publikuar: 12.02.2016 | 14:06
Lexuar: 655 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime